LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq paralajmëron kujdes të veçantë për serbët në Maqedoni

Vuçiq paralajmëron kujdes të veçantë për serbët në Maqedoni

Presidenti i ri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në fjalimin e tij të parë pas ardhjes në funksion njoftoi se dëshiron të ndërtojë marrëdhënie më të mira me Maqedoninë dhe se çdo herë do të kujdeset për serbët që jetojnë në Maqedoni.

“Po, ne duam t’i përmirësojmë marrëdhëniet me Kroacinë, do të vazhdojmë ta thellojmë bashkëpunimin me Bosnjën, me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë, si dhe me Hungarinë, Rumaninë dhe Bullgarinë. Si president i Serbisë, çdo herë do të jem me popullin tonë që jeton në rajon, në Malin e Zi, Kroaci, Maqedoni, Slloveni dhe Rumani. Do të ndihmojë në ruajtjen e tempujve dhe manastireve të Kishës Serbe në këto vende, pasi vetëm aty ku është e fortë Kisha Serbe, populli jonë ka rritur t’i ruaj shtëpitë e tyre”, tha mes tjerash Vuçiq.

Në fjalimin e tij, Vuçiq foli edhe për marrëdhëniet me Kosovën, ku tha se Serbia do ta ruaj integritetin e saj, por se do të pranojë bisedime me shqiptarët e Kosovës, pasi kjo sipas tij, ruan serbet dhe kontribuon në ruajtjen e paqes./Telegrafi/