LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq: Nuk përzihem në vendimet politike të serbëve në Kosovë

Vuçiq: Nuk përzihem në vendimet politike të serbëve në Kosovë

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se  nuk ndërhyn në vendimet e përditshme ose individuale politike të serbëve të Kosovës, si dhe në çështjen se a do të largohet Lista Serbe nga Kuvendi i Kosovës.

Numri një i ekzekutivit serb theksoi se ata do të kenë mbështetjen e Beogradit dhe shtoi se pa mëdyshje është e qartë se vendi i tyre është Serbia.

“Ata çdo ditë marrin vendime në interesin e tyre, sepse jetojnë në Kosovë , dhe e dinë mirë se çfarë është në interes të tyre”, tha Vuçiq, transmeton Klan Kosova.


Në insistimin e gazetarëve se a do ta braktis, Kuvendin e Kosovës Lista Serbe, Vuçiq përsëriti se ai nuk ndërhyn në vendimet politike të serbëve të Kosovës dhe  ka shtuar se nuk di gjë nëse Lista Serbe po konsideron ta braktis parlamentin e Kosovës.

“Vetëm mos më jepni leksione dhe predikime patriotike për ata që e heqin Kosovën nga harta e Serbisë, ose që thonë se kroatët kishin të drejtë që të hyjnë  në Knin … Vetëm sigurohuni që ata të mos iu japin leksione serbëve në Kosovë”, tha ai.

Sipas raporteve të disa mediave, Lëvizja Serbe “Dveri” në një video të postuar në Youtube  ka prezantuar Serbinë  pa Kosovën.