LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq: Në takime me ndërkombëtarët, nga 120 minuta bisedime, 119 minuta e gjysmë flasim për Kosovën

Vuçiq: Në takime me ndërkombëtarët, nga 120 minuta bisedime, 119 minuta e gjysmë flasim për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha sot, para mbledhjes së Këshillit të Lartë për Bashkëpunimin midis Serbisë, Greqisë, Bullgarisë dhe Rumanisë në Selanik, se nga Greqia dhe Rumania, të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, do të kërkojë ta mbajnë atë qëndrim.

Vuçiç, siç raporton FoNet, u tha gazetarëve se në takim do të diskutojë lidhur me marrëdhëniet midis Beogradit e Prishtinës dhe vazhdimin e dialogut.

I pyetur në lidhje me vërejtjet Komisionarit Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn se Kosova nuk është “gjithçka dhe e gjitha” kur bëhet fjalë për progresin e Serbisë drejt BE-së, Vuçiq tha se “në takimet me zyrtarë të huaj, të cilat zakonisht zgjasin dy orë, nga 120 minuta bisedime, për Kosovën diskutojnë 119 minuta e gjysmë”.


“Partnerët tanë ndërkombëtarë, kryesisht perëndimorë, e dinë këtë, por tjetër gjë është prezantimi për publikun”, shtoi Vuçiq, përcjell Telegrafi.

Vuçiç konfirmoi se ekziston diplomacia fluturuese në nivel ditor për Kosovën.

Ai tha se është i kënaqur që për herë të katërt në këtë format mund të takohet me fqinjët, por edhe me Greqinë, vende mike të Serbisë.

“Është mirë që ne kemi mesazhe të ndryshme dhe partnerë të ndryshëm dhe se ndonjëherë nuk është e gjitha e lidhur për hapësirat e ish-Jugosllavisë, por për fqinjët të cilët janë tashmë anëtare të BE-së, edhe pse Greqia nuk është një fqinj yni, ajo është një partner i rëndësishëm”, tha Vuçiq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Siguri
Kalo në kategori