Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është kundër ruajtjes së konfliktit të ngrirë. “Ne po përpiqemi të bëjmë një kompromis me shqiptarët… Por, siç më duket tani – pothuajse kurrë nuk kemi qenë më larg nga një zgjidhje kompromis”, tha ai.
Presidenti serb, siç raportojnë mediat serbe, këto komente i bëri në Beograd, në hapjen e dialogut të tretë për çështjen e Kosovës me përfaqësuesit e Konventës Kombëtare për Bashkimin Evropian, konventë kjo që bashkon rreth 700 organizata të shoqërisë civile në Serbi.
“Unë do të bëj gjithçka që qeveria e Serbisë dhe të gjithë ata që marrin pjesë në bisedime të bëjnë më të mirën për t’iu afruar një zgjidhjeje kompromisi. Edhe pse, siç më duket tani – pothuajse kurrë nuk kemi qenë më larg nga një zgjidhje kompromis”, tha Vuçiq, transmeton Telegrafi.
Vuçiq shtoi se kushtet në bisedimet për Kosovën janë shumë të vështira.
“Sepse, kur dikush thotë se për ta [palën kosovare] është e mbyllur çështja e Asociacionit të Komunave Serbe, të cilin ata duhej të përmbushnin tetë vjet më parë, e në të njëjtën kohë ju dëgjoni tone të buta nga BE, do të pyesni se çfarë do të kishte ndodhur nëse ne do ta kishim thënë dhe bërë atë. Për ata [palën kosovare] gjithmonë do të dëgjoni një justifikim. Nëse ne nuk do të kishim përmbushur diçka për shtatë apo tetë vjet, më mirë të mos them se cilat do të ishin pasojat”, tha Vuçiq.
Vuçiq ka deklaruar po ashtu se ‘gjëja më e rëndësishme është ruajtja e paqes dhe stabilitetit në rajon’.
“Rasti i Armenisë dhe Azerbajxhanit na ka treguar se sa të rrezikshme janë të ashtuquajturat konflikte të ngrira. Sepse një ditë, gjithçka që është e ngrirë do të shkrihet nga dikush”, ka deklaruar Vuçiq.
Ai ka vlerësuar po ashtu se reagimi i bashkësisë ndërkombëtare ndaj ripërtëritjes së konfliktit në Nagorno-Karabak ishte i butë dhe se kjo mund të shërbente si një mësim për Serbinë.
“Kjo na tregon shumë mirë që kohërat në botë kanë ndryshuar, se ka interesa të veçantë më të fortë në krahasim me interesa me të vogla grupore të cilat kanë ekzistuar më herët dhe se ne e dimë shumë mirë se duhet të jemi të gatshëm për të ruajtur vendin tonë në çdo kohë,” tha Vuçiq.
Presidenti i Serbisë tha se politika e saj e plotë e jashtme ka dy qëllime kryesore – e para është pozicionimi i vendit dhe ruajtja e stabilitetit politik dhe paqes në rajon, dhe e dyta është përparimi ekonomik i vendit.
Tema e këtij takimi ishte “Politika e Jashtme e Serbisë” dhe “Perspektivat e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit dhe rifillimi i dialogut për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVendosën posterët në stacionet e autobusëve në kryeqytet – LDK gjobitet me 12 mijë euro
Moti për pesë ditët e ardhshme
Aksident në Qafën e Qarrit, drejtuesi shpëton për mrekulli pasi makina mbetet varur në barrierën mbrojtëse
Qindra qytetarë po marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të tre të rinjve në Jabllanicë
PZAP i shqipton gjobë prej 35 mijë euro LVV-së për shkelje të Kodit të Mirësjelljes
Aksident mes shtatë veturave në Prishtinë, lëndohen pesë persona
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet