LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq bisedoi me Putinin: Serbia ndjek rrugën evropiane, por ruan miqësinë edhe me Rusinë

Vuçiq bisedoi me Putinin: Serbia ndjek rrugën evropiane, por ruan miqësinë edhe me Rusinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar sot në telefon me presidentin e Federatës Ruse, Vladimir Putin.

Putin e uroi Vuçiqin për fitoren në zgjedhjet presidenciale në Serbi, si dhe për fitoren e SNS-së në zgjedhjet parlamentare.

Sipas shërbimit për shtyp të Presidentit të Serbisë, Putin shprehu besimin se të dy vendet do të ruajnë marrëdhënie vërtet miqësore, raporton b92.


Sipas deklaratës, Vuçiq tha se Serbia do të vazhdojë të ndjekë politikën e rrugës evropiane, duke ruajtur marrëdhëniet e sinqerta dhe tradicionale miqësore me Federatën Ruse.

Një temë e pashmangshme ishte situata në Ukrainë, gjegjësisht agresioni rus ndaj këtij vendi.

“Putin e informoi Vuçiqin për ngjarjet në Ukrainë dhe arsyet pse Rusia u udhëhoq nga, siç tha presidenti Putin, operacioni në Ukrainë dhe presidenti Vuçiq iu referua qëndrimeve tashmë të njohura të Presidentit Putin dhe konkluzioneve të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Shpresoj se konflikti në Ukrainë do të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha shërbimi për shtyp i Presidentit të Serbisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Uragani Milton merr formën e frikshme të 'kafkës' pak çaste përpara se t'i afrohet Floridas

Uragani Milton merr formën e frikshme të 'kafkës' pak çaste përpara se t'i afrohet Floridas

Amerika
Brenda kampit stërvitor të legjionit ndërkombëtar që luftojnë përkrah ushtarëve ukrainas kundër agresionit rus

Brenda kampit stërvitor të legjionit ndërkombëtar që luftojnë përkrah ushtarëve ukrainas kundër agresionit rus

Evropa
Pamjet nga droni zbulojnë shkallën e përmbytjeve në Florida

Pamjet nga droni zbulojnë shkallën e përmbytjeve në Florida

Amerika
Policia amerikane arreston një 28-vjeçar, kishte eksploziv të mjaftueshëm për të rrafshuar një lagje të tërë

Policia amerikane arreston një 28-vjeçar, kishte eksploziv të mjaftueshëm për të rrafshuar një lagje të tërë

Amerika
Sondazhi i ri për zgjedhjet amerikane nga Wall Street Journal, i referohet shteteve kyçe

Sondazhi i ri për zgjedhjet amerikane nga Wall Street Journal, i referohet shteteve kyçe

Amerika
Sa do t'i kushtojë Floridas dëmi i shkaktuar nga uragani Milton?

Sa do t'i kushtojë Floridas dëmi i shkaktuar nga uragani Milton?

Amerika
Kalo në kategori