LAJMI I FUNDIT:

Vuan nga bananofobia

Vuan nga bananofobia

Britanikja Fran Dando frikësohet aq shumë nga bananet sa që mjafton vetëm një herë t’i shohë dhe ajo fillon të dridhet, djersitet bile edhe të vjellë, shkruajnë mediat britanike.

“E tëra filloi në moshën shtatë vjeçare kur vëllai im ma kishte hedhur lëvozhgën e bananes në shtrat”, rrëfen 21 vjeçarja Fran Dando, nga qyteti Hastings në Britaninë e Madhe. “Ndjeva një gjë të neveritshme, të lagësht nën trupin tim. Kërceva nga paniku dhe filloi të më zihej fryma”, tha Dando.

“Nuk u tregoj njerëzve për frikën time, përveç nëse është e nevojshme. Zakonisht ju them se më vjen keq që më duhet të largohem. Është shumë e pakëndshme, kjo është një frikë vërtetë e paarsyeshme”, thotë ajo. Megjithatë, djali dyvjeçar i Dandos, Harrison, adhuron bananet.

“Më duhet të përdorë diç të ngjashme me dorëzat për t’i blerë në super market, ndërsa në shtëpi i mbaj në dorë vetëm me dorëza ose marr një shami për t’ia dhënë djalit”, tha ajo. /Telegrafi/