LAJMI I FUNDIT:

Vrau gruan që i ngjante asaj për të inskenuar vdekjen e vet – fillon procesi gjyqësor ndaj gjermanes

Vrau gruan që i ngjante asaj për të inskenuar vdekjen e vet – fillon procesi gjyqësor ndaj gjermanes

Sot gjykata në Gjermani ka filluar procesin gjyqësor ndaj një gruaje të akuzuar për vrasjen e një gruaje tjetër që i ngjante asaj për të inskenuar vdekjen e saj, në një çështje që në Gjermani është bërë e njohur si “vrasja e dyfishtë”.

Siç raporton BBC, Sharaban K. (24) dhe 25-vjeçari dyshohet se kanë zgjedhur viktimën në bazë të pamjes dhe moshës së saj, transmeton Telegrafi.

Prokurorët thonë se pas vrasjes planifikonin të fshiheshin dhe të fillojnë jetën e re, por se janë kapur të nesërmen. Ajo dhe i bashkëpjesëmarrësi në krim po mohojnë akuzat e ngritura ndaj tyre.


Sipas dokumenteve të gjykatës, Sharaban K me shtetësi gjermano-irakiane në kohën e vrasjes në vitin 2022 kishte 23-vjet, kurse në Instagram kërkonte gratë që i ngjanin dhe tentonte t’i njofton duke u bërë premtime të ndryshme.

Prokurorët thonë se viktimës 23-vjeçe me prejardhje algjeriane e identifikuar si Khadidja O, i është premtuar trajtim kozmetik falas në një sallon ondulomi.

Atë e kishin marrë në qytetin Eppingen në jug të Gjermanisë, e më pas e kishin dërguar në Ingolstadt të Bavarisë.

Prokurorët gjithashtu thonë se viktima ishte therur 56 herë dhe është goditur në kokë para se trupi i saj të lihej në një zonë malore brenda një Mercedesi të zi.

Kur trupi i saj u gjet, fillimisht është menduar se Sharaban K ka vdekur. Megjithatë, ajo dhe 25-vjeçari Sheqir K u arrestuan të nesërmen pasi që u panë në një piceri.

Familja e Sharaban K, është nga komuniteti Yazidi në veri të Irakut, kurse mediat gjermane raportojnë se martesa e saj e dështuar mund të ketë motivuar atë të inskenojë vdekjen e saj.

Pas një hetimeve, përfshirë intervistat me dëshmitarët dhe transkriptet e bisedave, policia ngriti akuza të tjera kundër çiftit.

Të dy dyshohen gjithashtu se kanë punësuar një vrasës me pagesë për të vrarë vëllain e ish-partnerit të saj.

Mirëpo, vrasësi i dyshuar, i cili ka marrë një shumë prej 5000 eurosh, nuk e ka kryer vrasjen. Përveç kësaj, gjatë qëndrimit në paraburgim, i dyshuari dyshohet se ka tentuar ta bindë të burgosurin që të vrasë dëshmitarët në këtë rast.

Në ditën e parë të gjykimit të martën, procedurat u zvarritën ndjeshëm. Avokatët mbrojtës argumentuan se një gjykim i drejtë nuk ishte i mundur për shkak se prokurorët kishin dorëzuar së fundi dokumente shtesë, që kërkonin kohë shtesë për shqyrtimin e mbrojtjes dhe ata kërkuan pezullimin e procedurës.

Prokurorët e hodhën poshtë këtë argument, duke thënë se nuk ishte e pazakontë që dokumentet shtesë të dorëzoheshin pas një aktakuze. Gjykata duhet të vendosë javën e ardhshme nëse do të pezullojë procedurat. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohen detaje të letrës që Biden i la Trump

Zbulohen detaje të letrës që Biden i la Trump

Amerika
Stargate: Çfarë është projekti i ri i Inteligjencës Artificiale prej 500 miliardë dollarësh i Donald Trump?

Stargate: Çfarë është projekti i ri i Inteligjencës Artificiale prej 500 miliardë dollarësh i Donald Trump?

Botë
Anija spiune ruse hynë në ujërat britanike, Londra zyrtare mesazh Putinit: Ne ju shohim, dimë se çfarë po bëni

Anija spiune ruse hynë në ujërat britanike, Londra zyrtare mesazh Putinit: Ne ju shohim, dimë se çfarë po bëni

Evropa
Trump kërcënon Putinin me 'taksa, tarifa dhe sanksione' nëse ai nuk ndalon luftën në Ukrainë

Trump kërcënon Putinin me 'taksa, tarifa dhe sanksione' nëse ai nuk ndalon luftën në Ukrainë

Botë
Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë merr donacionin më të madh financiar

Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë merr donacionin më të madh financiar

Evropa
Turistja gjeti vdekjen pasi “ra nga parashuta” në mes të fluturimit – momenti i aksidentit në një zonë të Kolumbisë

Turistja gjeti vdekjen pasi “ra nga parashuta” në mes të fluturimit – momenti i aksidentit në një zonë të Kolumbisë

Botë
Kalo në kategori