Ku ishin kryengritjet, atje ishte Elez Isuf Ndreu. Kështu ndodhi në mars të vitit 1912 kundër serbëve në Malësinë e Dibrës. Kështu ndodhi në nëntor të vitit 1912 po kundër serbëve. Kështu ndodhi në dhjetor 1915 me ushtrinë serbe, e cila arriti deri në Durrës. Kështu ndodhi dhe në gusht të vitit 1920 po kundër ushtrisë serbe që dërgoi Beogradi për ta eliminuar atë dhe mbështetësit e tij. Kështu ndodhi në 1921 kur mercenarë bjellorusë në ushtrinë serbe tentuan ta vrisnin…
Nga: Roland Qafoku
Në mars 1922 Elez Isufi organzoi kryengritjen e parë me armë ndaj qeverisë shqiptare. Të gjitha betejat i kishte bërë ballë për ballë, deri më 16 dhjetor 1924 në orën 11.00, kur vetë Elez Isufi mbeti i vrarë pas shpine. Qe një plagosje që i shkaktoi vdekjen 14 ditë më vonë. Në orën 01.00 të 30 dhjetorit të atij viti ai ndërroi jetë i dergjur në shtratin e tij në kullë.
SKENA E VRASJES
Edhe pse nuhatja dhe intuita ishte cilësia e tij më e mirë, Elez Isufit nuk i shkoi mendja në jetë se vdekja do t’i kishte ardhur nga një tradhti .
Ndodhej në kazermat e Ali Rizait në Peshkopi, kur kuptoi se ishte tradhtuar në momentin kur një batare pushkësh u drejtuan ndaj tij dhe nipit të vet Suf Xhelilit.
Duke u larguar nga kazerma i pari u qëllua dhe vdiq në vend Suf Xhelili, ndërsa Elez Isufi mori dy plumba në bark dhe u rrëzua në tokë.
Ashtu të plagosur e dërguan në kullën e vet dhe aty pas dy javësh ndërroi jetë.
SI U ORGANIZUA VRASJA?
Momentin e vrasjes së Elez Isufit e ka treguar në kujtimet e tij historike bashkëkohësi Ismail Strazimiri, zëvendësprefekt i Dibrës.
“…Zunë me ra si breshëri plumbat e kundërshtarëve n\oborr të kazermës, atëherë u çue Sul Xhelili dhe duel jashtë kthinës. Atë e ndoq mbasandej edhe Elez Isufi. Suf Xhelili u vra tue zbrit nga nji mur i ulët i oborrit të kazermës, kurse Elez Isufi u plagos n’oborr. … Elez Isufi i plagosun me dy plumba nën kërthizë, ndërroi jetë natën e 29-30 dhjetor 1924”.
Vrasja ishte tradhti e pastër. Këtë e konfirmon përsëri bashkëkohësi i vet, Strazimiri: “Vrasja e tyne s’qe aksidentale apo e rasës. Ishte përgatit nergut dhe u krye prej njerëzve të shenjuem. Ndërkohë u vra Murat Qerrja dhe u plagos Nesim Ahmeti, Osman Musai, Mehmet Elezi të gjithë nga Dardha dhe besnikë t’Elezit”.
Ndonëse me nënkupton, këtë version e jep edhe vetë Elez Isufi pak momente përpara se të vdiste kur ndër fjalët e fundit tha:
“Nëse do t’i shpëtoj vdekjes, nuk do merrem më me njerëzit, por me kafshët”.
Por, ka edhe një version, sipas të cilit vdekja e tij ishte më shumë një vullnet i vetë Elez Isufit.
Kur mësoi se i nipi, Suf Xhelili, ishte vrarë, ai nuk pranoi që mjeku t’i hiqte plumbat që kishte në trup, duke e shoqëruar me fjalët: “Paska qenë e thënë që të iknim bashkë nga kjo botë”!
Vargu i njerëzve që shkuan në varrimin e tij ishte nga më të gjatët që janë parë jo vetëm në atë zonë.
NDERSHMËRIA E ELEZ ISUFIT
Pa shkollë, pa ndonjë kulturë dhe edukim ekstra, Elez Isufi megjithatë kishte disa cilësi natyre që e bënë të hynte në histori. Jo vetëm trimëria e tij është proverbiale, por kësaj cilësie ai i kishte shtuar edhe një tjetër, ndershmërinë.
I pari dëshmitar që flet për ndershmërinë dhe besën e tij është konsulli anglez në Shqipëri, Ayros, gjatë vizitës së marsit 1922, ku Elez Isufi dhe Ahmet Zogu besuan te njëri-tjetri, edhe pse ai ishte 60 vjeç dhe Ahmet Zogu 26 vjeç, vetëm me një shtrëngim duarsh.
Do të çuditej gjithashtu edhe një gjeneral serb që teksa i shkoi në kullë i bëri disa oferta në vlerë monetare vetëm që ai të mos kundërshtonte marrjen e disa tokave brenda kufirit shqiptar.
Elez Isufi shikonte aty pranë disa fëmijë dhe i tha gjeneralit serb: “Shihni, zotni! Edhe me dashtë unë, plaku, me e tradhëtue Shqipninë, nuk më lane këta fëmijë”.
Ky ishte Elez Isufi, një plak që përfaqësonte cilësitë më të mira të shqiptarit patriot e që luftoi me zemër dhe shpirt për Shqipërinë, por që mbeti i vrarë për këtë Shqipëri nga shqiptarët që bashkëpunuan me të huajt. /Marrë nga libri “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar 1912-2017”/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë