LAJMI I FUNDIT:

Vrasësi paditi burgun sepse ia ndaluan revistën Cosmopolitan

Vrasësi paditi burgun sepse ia ndaluan revistën Cosmopolitan

Vrasësi i dënuar, Stephen Hudson nga Zelanda e Re nisi një procedurë gjyqësore për t’ia dhënë të drejtën që ta lexojë revistën “Cosmopolitan”.

Tridhjetenëntëvjeçari Stephen Hudson, i cili që 16 vjet po vuan dënimin në Zelandën e Re për vrasjen e Nicholas Pike, trupi i të cilit nuk u gjet kurrë, ka filluar procesin gjyqësor për t’ia kthyer të drejtën që ta lexojë revistën “Cosmopolitan”.

Ai paditi burgun sepse me ndalimin e kësaj reviste atij i janë shkelur të drejtat e njeriut, tha Stephen Hudson.

Se a ka mbetur pa mbushur ndonjë kuiz dashurie ose ndoshta në burg zoti Hudson zbuloi anën e tij femërore, nuk e dimë, por revista e cila merret me krahasimin e gjinjve të vërtetë me ato të silikonit, në numrin e fundit tematik që nuk iu lejua, na bënë të kuptojmë se ndoshta megjithatë nuk i interesojnë 12 mënyra se si ta bësh një mashkull për vete dhe si ta mbash lëkurën të re e të freskët. /Telegrafi/