LAJMI I FUNDIT:

Voziti 51 vjet pa patentë shofer

Voziti 51 vjet pa patentë shofer

Policia e qytetit Oerhauzern në perëndim të Gjermanisë ndaloi pensionistin 79-vjeçar i cili kishte shkelur rregullat e komunikacionit duke ngarë makinën. Policia ia kërkoi patentë shoferin ndërsa plaku ia dorëzoi letërnjoftimin dhe lejen e qarkullimit, duke u arsyetuar se e kishte humbur patentë shoferin.

“Hetimet preliminare treguan se këtij plaku 79-vjeçar patentë shoferi i ishte konfiskuar. Sipas të dhënave të administratës federal të trafikut ai nuk lejohet të vozisë deri në qershor të vitit 2031”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shoferit, emri i të cilit nuk u bë publik, policia ia kishte konfiskuar patentë shoferin në vitin e largët 1959 për shkak të vozitjes në gjendje të dehur. Pasi sërish është ndaluar për shkelje në trafik, gjykata ia ndaloi voziten për 72 vjetët e ardhshme. /Telegrafi/