Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke zhvilluar përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. 200 ekipe mobile do të jenë në shërbim të personave të infektuar me COVID-19 në mënyrë që ata të votojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit në 38 komuna të Kosovës.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi thotë se janë duke vazhduar përgatitjet për realizimin e votimit për qytetarët e infektuar me COVID-19, që në ditën e zgjedhjeve nuk mund të shkojnë në vendvotim për shkak të masave kufizuese, gjegjësisht qëndrimit në karantinë.
Elezi thotë se do të ndjekin praktikën e 29 nëntorit në zgjedhjet lokale të jashtëzakonshme të mbajtura në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut.
“KQZ është duke zhvilluar përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të datës 14 shkurt. Në këtë drejtim po vazhdojmë përgatitjet sa i përket realizimit të votimit edhe për qytetarët të cilët janë të infektuar me COVID-19 dhe që në ditën e zgjedhjeve nuk mund të shkojnë në vendvotim për shkak të masave kufizuese, duhet të qëndrojnë në karantinë shtëpiake. Natyrisht, procesi mund të jetë sfidues për faktin se bëhet fjalë për 38 komuna të Kosovës, duhet të organizohet votimi edhe për këta qytetarë. Mësimet të cilat i kemi marrë nga komuna e Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut do të na shërbejnë shumë në realizimin e shërbimit të votimit edhe për këta qytetarë me të drejtë vote”, thotë ai.
Elezi bën të ditur se KQZ do të angazhojë rreth 200 ekipe mobile në mënyrë që t’ju mundësojë personave të infektuar me COVID-19 për të votuar, nëse këta të fundit shprehin gatishmëri për një gjë të tillë.
“Do të jenë rreth 200 ekipe mobile gjithandej Kosovës, në të gjitha komunat e Republikës të Kosovës, të cilat në ditën e zgjedhjeve, do të shkojnë në adresa të caktuara të këtyre votuesve të cilët janë në karantinë shtëpiake , për t’iu mundësuar votimin përmes ekipeve mobile. Zakonisht ekipet mobile do të përbëhen nga katër anëtarë. Njëri prej tyre do të jetë nga ekipet shëndetësore me qëllim që të këshillojë profesionalisht anëtarët e ekipit mobil”, thotë ai.
Për të ardhur deri tek momenti i votimit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të marrë listat zyrtare nga institucionet përkatëse, që merren me menaxhimin e pandemisë, në mënyrë që të kontaktojë votuesit e infektuar me COVID-19 për t’i informuar lidhur me dërgimin e ekipeve mobile. Pastaj është në vullnetin e këtyre votuesve që të pranojnë shërbimin nga ana e KQZ-së, raporton KP.
Kjo praktikë është ndjekur edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale të mbajtura në Podujevë dhe në Mitrovicë të Veriut.
Përvojën e saj në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale të mbajtura më 29 nëntor në Podujevë ndan Besarta Vllasa, anëtare e njërit ekip mobil.
Sipas saj, gjithçka ka nisur me listën e personave të infektuar që është marrë nga autoritetet lokale dhe më pas janë ndarë në grupe.
“KQZ ka kërkuar listën nga epidemiologia jonë e Podujevës të personave të prekur me virus. Do të thotë ne si punëtorë shëndetësorë jemi ndarë në grup, me ato lista kemi shkuar në ato shtëpi që janë prekur me virus për të marrë votën e tyre. Atë ditë nuk mundem me cek që ka pasur ndonjë vështirësi, kemi kaluar shumë mirë. Ata persona që kemi shkuar paraprakisht kanë qenë në dijeni që ne do të shkojmë të marrim votën e tyre dhe na kanë pritur mirë të gjithë. Dhe, nuk mund të them se kam ndjerë ndonjë rrezik”, është shprehur ajo.
Ajo tregon për KosovaPress se pas zgjedhjeve është testuar për COVID-19, ku ka rezultuar negativ.
Votat e personave të infektuar me COVID-19 llogariten vota me kusht, të cilat numërohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve pas ditës së zgjedhjeve dhe pas numërimit të votave të rregullta.
Në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 14 shkurt do të jenë 200 ekipe mobile që do t’ua mundësojnë votimin personave të infektuar me COVID-19. Ndërkaq në secilin ekip mobil do të ketë edhe një përfaqësues mjekësor. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e 29-vjeçarit në Malishevë, ngritet aktakuzë ndaj nëntë personave
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet
Analistët: Ndarja e subvencioneve në bujqësi, dëmtoi imazhin e qeverisë
Kurti: Unë nuk mund të imponoj asociacion të komunave në Republikë, u takon vet komunave ta bëjnë atë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian