LAJMI I FUNDIT:

Vota juaj çon artistin në karrige elektrike

Vota juaj çon artistin në karrige elektrike

Artisti rus ka vendosur që jetën e tij ta lë në mëshirë të opinionit publik. Oleg Mavromatti planifikon të lidhe veten për karrigen elektrike dhe t’ia lë publikut të vendosë nëse dëshiron ta fusë prizën në rrymë ose jo.

Shfrytëzuesit e internetit do të votojnë nëpërmjet internetit. Votat do ta aktivizojnë prizën e rrymës, e cila do të transmetojë elektroshokë të tensioneve të ndryshme, ndërsa fuqia e rrymës do të rritet me rritjen e numrit të votave.

Vetëm njëqind vota mjaftojnë për aktivizimin e një elektroshoku të fortë në kohëzgjatje prej gjysmë sekonde. Njëmijë vota do ta dërgojnë drejtë vdekjes artistin nëpërmjet një elektroshoku që do të zgjaste një sekondë e gjysmë.

Oleg është i njohur për performansat e tij kontroverse. Performansën me elektroshok, e cila pritet të realizohet, Olegu e ka quajtur “Ally/Foe” ndërsa për pasojat e mundshme fatale as që ia ndien.


“Vetëm dua ta hulumtoj opinionin publik, ashtu siç veprohet në të gjitha studimet tjera sociologjike”, thotë Oleg. /Telegrafi/