LAJMI I FUNDIT:

Von Cramon: Kosova duhet ta formojë Asociacionin

Von Cramon: Kosova duhet ta formojë Asociacionin

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, sërish ka folur për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke vlerësuar Marrëveshja e Ohrit është një bazë e mirë që synon “t’i mundësojë Kosovës t’i bëjë hapat e ardhshëm dhe të materializojë qëndrimin e saj pro-evropian, reformat e saj, në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës”.

Mirëpo, siç thekson ajo për Deutsche Welle, “sado e hidhur të jetë, duhet të plotësohet një kusht dhe ai është që të bëhet propozimi për formimin e Asociacionit në një formë”.

“Dhe për sa kohë që kjo shkon kaq vështirë – që u nënshkrua dy herë, në vitin 2013 dhe 2015 – sigurisht që i gjithë procesi ngec”, tha Von Cramon, transmeton Telegrafi.


“Nëse të dyja palët tregojnë një vullnet të caktuar politik për të arritur një kompromis, ne mund të bëjmë një hap të madh përpara”, thotë Von Cramon dhe në të njëjtën kohë vlerëson se “një pjesë e madhe e provokimeve vijnë nga Serbia, për këtë sigurisht që nuk ka dyshim – por ne gjithashtu duhet ta shohim që edhe Kosova kontribuon në këtë”, tha Cramon. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori