LAJMI I FUNDIT:

Vodhi shtëpinë, por e harroi telefonin!

Vodhi shtëpinë, por e harroi telefonin!

Edhe një “gjeni” amerikan u fut në listën e hajnave më të këqij të botës. U arrestua pasi në shtëpinë të cilën e plaçkiti kishte lënë telefonin mobil për ta mbushur me bateri.

Sipas mediave amerikane, 25 vjeçari Cody Wilkins u fut për të vjedhur në një shtëpi në Washington. Pasi pronarët e kishin dëgjuar gjatë plaçkitjes, me shpejtësi iku për dritare. Por harroi në shtëpi telefonin mobil të lidhur me mbushësin e baterive.

Policia gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes mbeti e befasuar kur gjeti telefonin mobil i cili nuk i takonte asnjërit prej anëtarëve të familjes. Telefoni i harruar i çoi policinë drejtë e tek hajni, të cilin më vonë e akuzuan për gjithsej 10 hajni tjera. Policia sqaroi se Wilkins kishte vënë telefonin të mbushej me bateri në shtëpinë që po vidhte pasi në shtëpinë e tij nuk kishte energji elektrike. /Telegrafi/