LAJMI I FUNDIT:

Vlerësohet bashkëpunimi i Prokurorit të Shtetit me institucionet franceze të drejtësisë

Vlerësohet bashkëpunimi i Prokurorit të Shtetit me institucionet franceze të drejtësisë

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi është takuar me ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, me ç’rast është vlerësuar bashkëpunimi juridik ndërmjet institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe institucioneve të drejtësisë në Francë.

Nëpërmjet një komunikate nga zyra e prokurorit thonë se thellimi i këtij bashkëpunimi, veçanërisht me Shkollën Kombëtare të Magjistraturës dhe Prokurorinë Kombëtare Financiare në Francë në shkëmbimin e përvojave në fushën e hetimit të krimit të organizuar, korrupsionit të nivelit të lartë dhe terrorizimit, si dhe fuqizimi i mekanizmave të brendshëm institucionalë në vlerësimin, disiplinimin, kontrollin dhe forcimi i integritetit dhe etikës së prokurorëve, ishin disa nga temat e diskutimit ndërmjet Kryeprokurorit Lumezi dhe Ambasadores Butel.

Në këtë takim thuhet të jetë diskutuar dhe për reformat legjislative.


“Po ashtu, temë e rëndësishme në këtë takim ishte edhe diskutimi i çështjeve që kanë të bëjnë me reformat legjislative dhe rëndësinë që kanë ato, me ç’rast u vlerësua si thelbësor respektimi i lirisë dhe pavarësisë së pushtetit gjyqësor, ku bënë pjesë edhe sistemi prokurorial”, thuhet në komunikatë.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka falënderuar Ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, për ndihëm dhe mbështetjen që shteti i Francës është duke e dhënë për sistemin prorkurorial, veçmas për mundësinë që prokurorët kosovarë nëpërmjet programeve të Shkollës Kombëtare Franceze të Magjistraturës janë duke marrë pjesë në trajnime që kanë të bëjnë me fushën e luftimit të korrupsionit.

Ndërkaq, Ambasadorja franceze ka çmuar lartë relacionet e bashkëpunimit ndërmjet prokurorisë kosovare dhe asaj franceze.

Në fund, bashkëbiseduesit e vlerësuan këtë takim mjaft të dobishëm dhe produktiv dhe shprehën gatishmërinë e ndërsjellë për thellimin e bashkëpunimit institucional edhe në të ardhmen.

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori