LAJMI I FUNDIT:

Vjedhin mjete pune, dy të arrestuar

Vjedhin mjete pune, dy të arrestuar

Policia e Kosovës kanë arrestuar dy të dyshuar në Gjilan, pasi që për të njëjtit ekziston dyshimi i bazuar se në bashkëkryerje edhe me një të dyshuar tjetër i cili për momentin gjende në arrati, kanë vjedhur mjete pune.

Sipas policisë vjedhja ka ndodhur më 31 mars. Ata kanë vjedhur sharra elektrike, gjenerator elektrik, laser nivelimi për përdorim në punë të ndërtimtarisë e shumë mjete tjera të punës, si dhe orendi shtëpiake në vlerë të përgjithshme rreth 6000 euro.

“Sendet e vjedhura të dyshuarit i kanë shitur tek persona të ndryshëm . Hetuesit policor i kanë identifikuar edhe disa nga blerësit e sendeve të vjedhura të cilët janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve për blerjen e sendeve të vjedhura. Shumica e sendeve të vjedhura janë konfiskuar dhe i janë kthyer pronarit legjitim. Dy të dyshuarit I. S.(1992), dhe Q. M. (1973), që të dy shqiptar shtetas të Kosovës janë arrestuar dhe janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës. Janë gjete dëshmi të qëndrueshme se këta të dyshuar besohet të jenë të involvuar edhe në disa raste të veprave të ngjashme penale. Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë./Kp/


Në trend Lajme

Më shumë
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Lajme
Mbrohen në heshtje zyrtarët e Aeroportit, Prokuroria kërkon aktgjykim dënues ndaj tyre

Mbrohen në heshtje zyrtarët e Aeroportit, Prokuroria kërkon aktgjykim dënues ndaj tyre

Drejtësi
Gjashtë të lënduar në një aksident në Leposaviq, policia jep detaje

Gjashtë të lënduar në një aksident në Leposaviq, policia jep detaje

Kronika e Zezë
Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Drejtësi
Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Lajme
Gjeneral Kudusi Lama rrëfen se si u njoftua për rrethimin e familjes Jashari nga forcat serbe

Gjeneral Kudusi Lama rrëfen se si u njoftua për rrethimin e familjes Jashari nga forcat serbe

Lajme
Kalo në kategori