LAJMI I FUNDIT:

I vjedhin 450 euro shtetasit të Italisë në Fushë Kosovë

I vjedhin 450 euro shtetasit të Italisë në Fushë Kosovë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se me datë 11 tetor rreth orës 00:10, një person ka njoftuar për një rast grabitje në “Lagjen 29” në Fushë Kosovë.

“Viktima mashkull rom/shtetas i Italisë, ka njoftuar se i janë grabitur 450 euro para të gatshme nga dy të dyshuar të panjohur.

Njësia policore ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë dy të dyshuar meshkuj K/romë, të cilët pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dy të dyshuarit dërgohen në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/