LAJMI I FUNDIT:

Vjedh sërish rrugës për në polici

Vjedh sërish rrugës për në polici

Një gjerman 41-vjeçar duke shkuar në një stacion policor për t’u marrë në pyetje, e ka futur veten në telashe edhe më të mëdha duke u përfshirë edhe një vjedhje tjetër gjatë rrugës për në stacionin policor.

“Ishte një rast që kishte të bëjë me një vjedhje të shkaktuar para se të merrej në pyetje për një vjedhje të mëparshme”, ka njoftuar të martën policia në regjionin perëndimor të Lippe.

Zyrtarët policorë ishin duke hulumtuar rastin e vjedhjes në një supermarket, ndërsa kishin kuptuar se një person që po qëndronte para zyrave të policisë për t’u marrë në pyetje për një vjedhje të mëhershme, i ngjante personit të përshkruar nga dëshmitarët.

Policia e kishte gjetur automjetin e tij jashtë të mbushur me gjësendet e vjedhura nga supermarketi, ashtu që tani i pandehuri përballet me dy akuza. /Telegrafi/