LAJMI I FUNDIT:

Vjedh luanin e cirkut

Vjedh luanin e cirkut

Të mërkurën një hajn në qytetin e Wuppertalit në Gjermani ka vjedhur një furgon, ndërsa më pas ka kuptuar se me vete ka një pasagjer të jashtëzakonshëm- një ‘mace’ jo fort të vogël.

Luani pesëvjeçar Cezar, ylli i cirkut Probsta, është vjedhur gabimisht së bashku me furgonin e markës Mercedes. Pas vjedhjes, hajni ka goditur një shenjë në rrugë dhe e ka lënë furgonin me motor të ndezur dhe ka ikur.

Ndërsa nuk dihet në se arsyeja e ikjes ka pasur të bëjë me ‘pasagjerin’ në pjesën e pasme të furgonit.

Cezari është kthyer në cirk pas aventurës 12-orëshe, pasi që policia e kishte gjetur furgonin të lënë në mes të rrugës.


Luani nuk është lënduar, ndërsa duke qenë se luanët e tillë flenë mesatarisht 20 orë në ditë, s’i dihet ndoshta Cezari ka fjetur gjatë gjithë kohës. /Telegrafi/