LAJMI I FUNDIT:

Vjedh automobilin me rimorkio dhe pronarët

Vjedh automobilin me rimorkio dhe pronarët

Në përpjekje për ta vjedhur një automobil me rimorkio, hajni jo fort i kujdesshëm kishte marrë me vete edhe pronarët, të cilët në momentin e hajnisë së bashku me shitësin gjendeshin në pjesën e rimorkios.

Çifti në të 60-at kishte blerë automobilin e ri në paralagjen e Adelaides, derisa shitësi po ua tregonte rimorkion, hajni u fut në automobil dhe u nis të ikte.

“Shitësi arriti ta frenonte prej rimorkios, ndërsa i dyshuari për hajni pastaj goditi një makinë tjetër në rrugë dhe më pas vazhdoi derisa çifti i tmerruar mbeti i ngujuar në rimorkio”, njoftoi policia.

Hajni la automobilin dhe rimorkion disa rrugë më larg vendit të hajnisë, dhe u arratis. Pronarët në automobil gjatë këtij aksioni nuk u lënduan, megjithatë hajni arriti të vjedhë kamerën digjitale. /Telegrafi/