Gani Qarri
Ditët si kjo nuk janë ditë nderimi, as të shenjta, nuk festohet shtetësia as shpallja e pavarësisë, nuk kujtohet Dita e Flamurit dhe nuk ka të bëjë fare me festa as gëzim kombëtar për shqiptarët. Përkundrazi, mund të konsiderohet fatkeqësi e cila paralajmëron lëkundjen e të ardhmes së tyre.
Është ditë brenge, frike dhe mërzie, ditë e vështirë mallkimi dhe turpërimi për të gjithë ne. Ditë nga më të rëndat, sidomos për familjarët e të pagjeturve, të cilët që nga paslufta, presin me ankth kthimin e bijve të tyre për më shumë se 14 vite me radhë, pa fije shprese as ngushëllimi.
Ditë kur edhe një herë në vendin tonë mbërrin ish bashkëpunëtori më i ngushtë i Milosheviqit, pasuesi më i flakët e besnik, partiak dhe shtetëror, i cili edhe sot e kësaj dite mbanë peng mbi 1730 trupa të kidnapuarish shqiptarë, që nga koha e sundimit të ish babait të tij ideologjik.
Ditë kur kryeministri aktual i Serbisë, Ivica Daçiq, pas gjithë atyre katrahurave që kanë pësuar shqiptarët, vije pa asnjë pengesë të mbajë fjalime e zhvillojë edhe fushatë parazgjedhore në Kosovë.
Ditë kur Qeveria jonë, në vend të punëve të mira dhe me mend, e vizitat e munguara të zyrtarëve të lartë ndërkombëtarë, i kompenson me vizita funksionarësh serbë, të cilët pa asnjë rregull dhe kriter, vërshojnë njëri pas tjetrit, në mënyrë legale dhe ilegale, në fshatra dhe qytete gjithandej, për mbështetjen e listës "serbe" të propozuar nga Serbia në fushatën zgjedhore të vendit tonë.
Ardhjet e programuara serbe dhe të deklaruara prej kohësh nga ta, edhe pse nga shumica shqiptare cilësohen të dëmshme për Kosovën, ato për të realizuar qëllimet e Serbisë kamuflohen si fetare dhe në të drejtën për të vizituar manastiret, ani pse ritet fetare si proces nuk do të duhej të kishin asgjë të përbashkët me fushatat parazgjedhore të një shteti fqinj.
Është vërtet e çuditshme sesi vizitat zyrtare të funksionarëve serbë planifikohen dhe renditen shumë kohë përpara dhe në atë mënyrë që me çdo kusht të ndodhin dhe realizohen pikërisht në kohën e ngjarjeve publike dhe politike, siç është edhe fushata e tanishme zgjedhore në Kosovë.
Prijësit aktual, përkundër përvojës së hidhur me cilëndo vizitë të funksionarëve serbë në vendin tonë, nuk u mbushën mend asnjëherë, ngase edhe kur ato lajmërohen si fetare, nuk nisin as përfundojnë me karakter as natyrë kishtare, por secilën herë lidhen me politikë dhe shprehin urrejtje si për vendin e pavarësinë e Kosovës, ashtu edhe për bashkësinë tonë kombëtare.
Kështu që nuk ka si të kuptohet mos sanksionimi i ndalesave të proklamuara më parë nga organet e shtetërore ndaj tyre, as në raste zgjedhjesh dhe ngjarjesh kombëtare. Ndaj, mbi çfarë parimesh e bazon shteti ynë sovranitetin dhe pavarësinë e tij?
Mbivendosja e vizitave serbe, mbi ngjarjet madhore publike dhe shtetërore, kalon të gjitha caqet e të drejtave të besimit dhe respektimit të riteve fetare, sidomos atëherë kur ato kthehen në ndërhyrje të drejtpërdrejta politike mbi zgjedhjet, sistemin shoqëror dhe mënyrën e jetesës në vendin tonë.
Qeveria e Serbisë dhe ministrat e saj, kurdo që duan, mund të takohen me "Zotin" e tyre edhe në kishat e manastiret ortodokse në Serbi dhe jo të zhvendosin misionet e tyre fetare, në objektet tona të kultit për realizimin e qëllimeve të tyre politike në Kosovë.
Tashmë është e njohur për të gjithë se asnjë ministër serb dhe as kryeministri i tyre, nuk vijnë vetëm sa për tu lutur në vendin tonë, por misioni i tyre ka për qëllim "zaptimin" e rrugëve, shesheve dhe hapësirave të këtij vendi dhe shuarjen e etjes serbe, për dukjen dhe ngritjen e Serbisë mbi kokat tona edhe në raste zgjedhjesh, festash e gëzimesh.
Qeveria serbe, për institucionalizimin me çdo kusht të prezencës së saj në Kosovë, së fundi ka filluar t’i rrah dhe frikësojë me hedhje bombash e eksplodime të të gjitha llojeve edhe kandidatët vendorë serbë, madje cilindo nga ta që nuk u takon të zgjedhurve të saj, duke luftuar për fitoren patjetër të listës së Serbisë në vendin tonë.
Ekspeditat e tilla nuk dinë të ndalur, ani pse për të satën herë është dëshmuar se shëtitjet e funksionarëve serbë nuk kanë të bëjnë aq me manastire as rite fetare, sa kanë të bëjnë me ndërhyrje të qëllimshme politike në vendin tonë.
Ato përdoren vetëm si arsyetimi i përshtatshëm, gati pa mundësi mohimi dhe si rrugë gjithmonë e hapur për Serbinë, përmes të cilës ajo më së miri instalon nacionalizmin serbomadh në Kosovë, mision ky të cilin me lejet dhe pavendosmërinë e saj, ka kohë që e ndihmon edhe Qeveria jonë, gjë që po përsëritet edhe një herë me rastin e këtyre zgjedhjeve në vend.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker