LAJMI I FUNDIT:

Vitin e kaluar në rajonin e Tetovës është ulur numri i shkurorëzimeve

Vitin e kaluar në rajonin e Tetovës është ulur numri i shkurorëzimeve

Në vitin e kaluar, 2023 ka pasur më pak shkurorëzime të martesave në rajonin e Tetovës në krahasim me vitin 2022, por, shumë më tepër në krahasim prej para dhjetë viteve në vitin 2013.

Sipas të dhënave të Gjykatës themelore Tetovë në vitin 2022 ka pasur 507 shkurorëzime të martesave, përderisa në vitin 2023 shënohet ulje e matur dhe ka pasur 482 shkurorëzime.

Krahasimi i shkurorëzimeve me statistikën prej para dhjetë viteve përkatësisht në vitin 2013 tregon rritje të madhe. Sipas bazës së të dhënave MakStat pranë Entit shtetëror për statistika në vitin 2013 ka pasur 172 shkurorëzime.


Gjatë vitit 2023 sipas treguesve të Qendrës ndërkomunale për punë sociale Tetovë ku të gjitha procedurat e shkurorëzimit duhet të tentojnë të tejkalohen me pajtim, kjo ishte e suksesshme në pesë raste. procedurat në këtë institucion zhvillohen për shkak të nevojës dhe mundësisë për pajtim të martesave ku ka fëmijë të mitur.

“Nga 95 procedura shkurorëzimi, procedura është ndërprerë në pesë raste duke pasur parasysh se është bërë pajtimi i bashkëshortëve, përderisa ka edhe 23 shkurorëzime të dakorduara”, informojnë nga Qendra ndërkomunale për punë sociale – Tetovë.

Gjykata themelore Tetovë për vitin 2022 ka regjistruar 521 padi për shkurorëzim të çifteve prej të cilave 507 janë zgjidhur, ndërsa për vitin 2023 ishin regjistruar 573 padi shkurorëzimi, prej të cilave 482 janë zgjidhur.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori