LAJMI I FUNDIT:

Vitia: Nuk ka raste tjera me coronavirus, të gjitha analizat e fundit janë negative

Vitia: Nuk ka raste tjera me coronavirus, të gjitha analizat e fundit janë negative

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në konferencë për medie ka thënë se nuk ka më asnjë rast të konfrimuar me coronavirus (COVID-19), në Republikën e Kosovës, duke shtuar se të gjithë të infektuarit tani janë në gjendje stabile, përvec njërit nga ta, i cili është më i moshuar dhe trajtohet me oksigjenoterapi.

Përvec 20 rasteve tashmë të publikuara si pozitive, rastet e tjera të testuara kanë dalur negative.

“Deri sot janë janë testuar deri në 320 mostra dhe 20 prej tyre kanë rëzultuar pozitive. Ne kemi pasur edhe disa raste të tjera mbrëmë dhe të gjitha kanë rezultuar negative. Janë edhe rrth 1mijë teste në stokun e mikrobiologjisë molekulare në IKSHP, dhe pardje me urgjencë janë porositur edhe 7 mijë të tjera që priten të vijnë javën që vjen, por ndërkohë janë është përgatitur kërkesa edhe për teste shtesë pas këtyre. Kemi siguruar edhe një aparat për realizimin real-time PSR testeve”, tha Vitia.


Vitia njoftoi se tashmë janë dy barëra të cilët kanë dhënë një efekt të mirë gjatë trajtimit, dhe në lidhje me sigurimin e këtyre barërave, kanë kontaktuar tashmë kompanitë prodhuese të këtyre barërave, dhe Ambasadën e Japonisë, me shpresën së shumë shpejt do të marrin një kontigjent të këtyre barërave.

“Si sëmundje e re nuk ka ndonjë protokoll të trajtimit antiviral, ne sot kemi marrë informacione se disa nga materialet si Rendecivir dhe Favir-Priravir, janë treguar të suksesshëm në trajtimit e të infektuarve. Mënjëherë sot, janë kontaktuar kompanit prodhuese por edhe mabasada e Japonisë, dhe shpresojmë se një kontigjen do të merret sa më shpejt”, tha Vitia.

Kontakt ka pasur edhe me ambasada të ndryshme me pajisje dhe materiale shtesë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori