LAJMI I FUNDIT:

Vit i sfidave për institucionet e Maqedonisë

Vit i sfidave për institucionet e Maqedonisë

Institucionet vendore këtë vit i pret një agjendë e ngjeshur. Menjëherë pas festave të fundvitit do të votohen amendamentet kushtetuese. Përfundimi i suksesshëm i marrëveshjes së Prespës do të hap rrugën e integrimeve të vendit në BE dhe NATO ndërsa Maqedonia do të mund të merr pjesë në seancat e NATO-s, por pa të drejtën e votës.

Në shkurt, Greqia duhet të ratifikojë protokollin për anëtarësim ndërsa më pastaj vijon procesi i ratifikimit në vendet tjera anëtare të NATO-s, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zgjedhje për kryetar shteti është sfida e dytë e institucioneve dhe për politikën. Mbetet të shihet nëse partnerët e koalicionit do të gjejnë gjuhë të përbashkët për kandidat, e që BDI thotë se duhet të jetë konsensual.


Pas një kohe të gjatë, më në fund pritet të formohet edhe Komisioni Antikorrupsion dhe të dënohen keqpërdorimet e mundshme dhe shfrytëzimi i resurseve në fushatë parazgjedhore.

Një numër i madh i ligjeve që u miratuan në fund të vitit të kaluar, si ai për gjyqësi, media, Ligjit për shërbimet e sigurisë duhet të zbatohen në praktikë. Këtu janë edhe reformat që janë paraparë me planin 18 të qeverisë dhe që lidhen me plotësimin e kushteve për anëtarësimin e Maqedonisë në BE. Pikërisht nga zbatimi i këtyre reformave do të varet edhe fillimi i bisedimeve për anëtarësim në BE.

Brukseli është i vendosur, përveç zbatimit të plotë të marrëveshjes së Prespës, Maqedonia duhet të ketë rezultate konkrete për reformat në gjyqësi, administratën publike, mediat, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe në shërbimet e sigurisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori