Pas dy viteve dëshpërim, Maqedonia e Veriut në vitin 2020 pret të marrë datën e premtuar tashmë një kohë të gjatë për bisedime me Bashkimin Evropian, ndonëse edhe sivjet nuk përjashtohet tërësisht mundësia që sërish të prolongohet vendimi.
Bashkimi Evropian dhe vendet e rajonit, 2020-ën e presin me Kroacinë si vend kryesues i BE-së, një ndër prioritetet e së cilës do të jetë politika e zgjerimit drejt Ballkanit Perëndimor. Ngjashëm si edhe në 2018-ën nën presidencën bullgare, Zagrebi do të organizojë samit mes liderëve të rajonit dhe të BE-së gjatë muajit maj. Por, vendimi për fillimin e bisedimeve Maqedonia e pret, në mënyrë ideale, më 20 mars kur do të mbahet Këshilli i parë i Evropës në vitin e ri.
Si frenues kryesor për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut u paraqit Franca në tetor të vitit të kaluar. Për Parisin, nevojitet revidim i plotë i procesit të bisedimeve me vendet kandidate para se të merret çfarëdo vendimi në nivel politik.
Në këtë kontekst, Komisioni Evropian tashmë punon në metodologjinë e re, e cila duhet të publikohet gjatë këtij muaji, por askush në Bruksel deri tani nuk shpalosë detaje për përmbajtjen e këtij propozimi të ri, duke përfshirë edhe për njërën prej çështjeve më të hidhura: a do të zbatohet kjo metodologji e re në vendet që tashmë zhvillojnë bisedime me BE-në, Serbi dhe Mali i Zi. Pyetje kjo për të cilën as vetë Parisi nuk ka përgjigje. Ndërkohë, Serbia në fund të vitit 2019 mori dritë jeshile për hapjen e kapitullit të ri.
Nga Beogradi dhe Podgorica mbërritën sinjale të qarta se dy vendet nuk kanë ndërmend t’i bashkëngjiten këtij procesi të ri dhe konsiderojnë se nuk ekziston kurrfarë baze juridike për diçka të tillë. Nga ana tjetër, zëvendëskryeministri për çështje evropiane i Maqedonisë Bujar Osmani në deklaratën për MEDIAL-n gjatë vizitës së tij të fundit në Bruksel tha se punohet në drejtim të asaj që procesi të bëhet mjaft atraktiv dhe i shpejtë në mënyrë që Mali i Zi dhe Serbia të kërkojnë vullnetarisht t’i bashkëngjiten të njëjtit. Konfirmim nga Komisioni Evropian për këtë deri tani nuk ka, edhe funksionarë edhe diplomatë në Bruksel shprehen se do të duhet të pritet publikimi i raportit gjatë janarit.
Është e sigurt se çështja e zgjerimit është tejet e ndjeshme për kryeqendrat evropiane dhe debati i fundit në BE në tetor shpalosi ndarje të reja të thella në vetë Bashkimin, që Komisioni Evropian ka për detyrë t’i zvogëlojë përmes propozimit të kompromisit të kënaqshëm. Kompromis që më pas do të duhej të gjendet në tavolinën e liderëve në fund të marsit.
Megjithatë, deri tani nuk ka konfirmim zyrtar se zgjerimi do të jetë në rend dite të samitit pranveror të BE-së. Jozyrtarisht, shumica shpresojnë se deri atëherë presidenti francez do të jetë në pozicion më komod për kompromis meqë prapa tij do të jenë zgjedhjet lokale, në të cilat do të vëzhgohet nga afër rezultati i së djathtës ekstreme, rival kryesore i partisë franceze në pushtet.
E panjohura tjetër e rëndësishme në këtë proces do të jetë vendimi i BE-së për Shqipërinë dhe mundësia për veçimin e dy vendeve.
Qëndrimi zyrtar i Qeverisë së Maqedonisë, Komisionit Evropian dhe shumicës së vendeve anëtare të BE-së është se Shkupi dhe Tirana duhet të marrin datë për bisedime së bashku dhe sa është e mundshme më shpejtë. Mirëpo, një numër i vogël i vendeve anëtare, në mesin e tyre më e zëshme është Holanda, bënë të ditur se për ta është e papranueshme që në këtë moment të fillojnë bisedimet aderuese me Shqipërinë.
Disa dobësi e ndjekin Shqipërinë dhe rrugën e saj drejt BE-së. Njëra prej tyre është numri i vazhdueshëm i madh i azilkërkuesve në vendet evropiane, veçanërisht në Francë, përkundër faktit që Shqipëria konsiderohet vend i sigurt të cilës i janë anuluar vizat turistike. Si rezultat, kërkesat për azil nga ky vend, si në fakt edhe nga vendet tjera të rajonit, konsiderohen të pabaza, por e ngarkojnë aparatin administrativ në vendet anëtare të Bashkimit, të cilat njëherësh duhet të përballen me kërkesa të bazuara për azil prej refugjatëve nga vatrat e luftës. Shqipëria vuan edhe nga imazhi negativ në më shumë vende anëtare, imazh i përforcuar nga fakti se rregullisht në vendet si Belgjika, Franca ose Holanda zbulohen rrjete mafioze në të cilat janë të përfshirë qytetarë shqiptarë.
Presidenti francez Emanuel Makron në konferencën për media me kancelarin Merkel para samitit të tetorit konfirmoi se është problematike t’u “sqarojë qytetarëve” se si do të hapen bisedime me Shqipërinë kur “ka aq shumë” kërkesa për azil nga ky vend në Francë.
Është interesante se, përkundër kësaj, Makron porositi qartë dhe zëshëm në samitin e fundit të NATO-s në Londër se kundërshton fuqishëm veçimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke iu referuar tensioneve të mundshme etnike në rajon.
Nëse zgjerimi zyrtarisht vihet në rend dite të samitit të muajit mars të BE-së, çështje kryesore do të jenë nëse Maqedonia e Veriut do të marrë dritë jeshile për bisedime, a do të veçohet nga Shqipëria, por edhe si do të duken këto bisedime sipas “metodologjisë së re” misterioze.
Nëse vendimi nuk miratohet në muajin mars, termini i radhës që Maqedonia e Veriut të marrë çelje zyrtare të bisedimeve më pas do të jetë qershori. Deri atëherë do të mbahet edhe Samiti i Zagrebit BE-Ballkani Perëndimor, që do të duhet të sjellë më shumë detaje për ardhmërinë e marrëdhënies mes Bashkimit dhe rajonit.
Ndërkohë, sipas të gjithë diplomatëve në Bruksel, Maqedonia e Veriut duhet doemos të fokusohet në miratimin e ligjit për prokurori publike, vazhdimin e luftimit të korrupsionit dhe, gjithsesi, mbajtjen e zgjedhjeve të pakontestueshme parlamentare në prill. Pa këto kushte, pa marrë parasysh nëse janë të vendosura formalisht ose jo, Maqedonia e Veriut i cenon seriozisht të gjitha shanset për fillimin e bisedimeve sivjet, duke marrë parasysh ndjeshmërinë e vendeve anëtare të BE-së. Në fakt, anketat tregojnë se po ato reforma qytetarët e Maqedonisë i presin nga autoritetet, me ose pa BE-në në fund të procesit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova