LAJMI I FUNDIT:

Virtytet e larta njerëzore janë edhe porosi hyjnore

Virtytet si dashuria, sinqeriteti, drejtësia, solidariteti, morali i lartë, kujdesi janë fondamente kyçe të një shoqërie të bereqetshme dhe prosperuese, të cilat kur ato mungojnë krijojnë individ dhe shoqëri të çalë e destabilizuese. Kohëve të fundit, si rezultat i rrethanave akoma jo të favorshme të vendit tonë – qoftë në rrafshin politik por dhe në atë social – ballafaqimi me varfëri të skajshme të një pjese jo të vogël të banorëve të Kosovës dhe pasurimi i pjesës tjetër deri në majat më të larta të mundshme, në formë të padrejtë mbi kurrizin e të pa aftit, të dobëtit dhe të lënurit pas dore (pastaj keqpërdorimi i herë pas hershëm edhe i fuqisë institucionale për të bërë padrejtësi ndaj atyre të pa krah dhe pa mbështetje, si dhe shumë e shumë veprime tjera jo të pranuara), sikur kanë krijuar një lloj humbje të besimit mes njerëzve, një lloj zilie e mërie, por edhe humbje shprese e optimizmi për t`u bërë më mirë në një të ardhme të afërt.

Shpërkujdesja për të mirën e njëri-tjetrit dhe të veprimit të drejtë dhe të sinqertë, bënë që as më të lumturit të mos jen të lumtur për veten e tyre, kurse humbja e solidaritetit dhe animi kah egoizmi janë veprime që nuk përkojnë me natyrën e vërtetë njerëzore. Ai i cili mendon vetëm për veten e vet dhe nuk zgjedh rrugë në arritjen e qëllimit dhe realizimit të interesit të tij personal, bënë veprim jashtë virtyteve dhe cilësive njerëzore dhe humane që Zoti ia ka dedikuar brendësisë shpirtërore të krijesës më të dashur dhe më të vlerësuar të tij.


Të ligat dhe këqijat të cilat na godasin, si individ dhe si shoqëri, janë rezultat i veprimeve dhe menaxhimeve tona. Duke qenë të pajisur me arsye, intelekt dhe logjikë, për dallim nga gjallesat tjera, njeriu është përgjegjës në ruajtje e rendit dhe rregullit në Tokë. Prandaj, as Zoti nuk do ta ndryshojë gjendjen e askujt nëse ne vet me përgjegjësitë që Ai na i ka lënë në Tokë nuk veprojmë drejtë dhe mbarë, ose veprojmë jashtë kornizave të natyrës krijuese të qenies së quajtur njeri.

Të gjithë duhet të kuptojnë se nuk mund të ketë të ardhme të ndritur të një kombi nëse nuk dominon vlera ndaj jo vlerës, e mira ndaj të keqes, drejtësia nda padrejtësisë, sinqeriteti ndaj urrejtjes, besnikëria ndaj tradhtisë, morali ndaj jo moralit, fitimi hallall ndaj atij haram, shkollimi i drejtë ndaj ati të padrejtë dhe të çalë etj. Zbehja e vlerave të moralit dhe nëpërkëmbja e tyre gjithashtu është veprim i rrezikshëm për të ardhmen e shoqërisë. Kur shoqëria humb vlerat morale është ngjashëm me drurin i cili humb lëvoren e tij.

Prandaj, dhe pikërisht për këtë, virtytet duhet të kultivohen që herët në personalitetin e çdo individi, pra që nga momente e para të fëmijërisë – e pastaj nga gjithë përgjegjësit e institucioneve shoqërore si; mësuesi, edukatori, drejtori, polici, gjykatësi, kryetari etj. (me fjalë tjera që nga personi me përgjegjësinë më të ulët deri te ai me përgjegjësinë më të lartë). Edukimi i fëmijëve në moshën e tyre të njomë është koha më e mirë e mësimit dhe ngulitjes së vlerave në kujtesën e tyre.

Dukuritë negative duhet t`i luftojmë ne vet. Së këndejmi, çdo njëri në fushën e tij përgjegjëse është i obliguar njerëzisht dhe fetarisht që të jep kontributin e tij për veprime të drejta dhe konstruktive.

Asnjë njeri i arsyeshëm nuk mund të pajtohet që nxënësi apo studenti sot të shkojë në sallën e mësimit me bindjen se mund të përvjedhë – kopjoj njohuri nga shoku i tij për të kaluar provimin. Fatkeqësisht, kjo dukuri negative po ndodhë në mesin tonë. Nëse nxënësi mësohet dhe lejohet t`i kalojë provimet duke kopjuar dhe ai në këtë formë vazhdon deri në diplomimin e tij – ndërsa më vonë i njëjti kërkon edhe vend pune me përgjegjësi kolektive duke e ofruar diplomën si dëshmi – atëherë cili do të jetë fati i atij vendi të punës dhe asaj përgjegjësie që ai do ta merr mbi supet e tij! Kush në këtë rast është fajtor, studenti apo përgjegjësit që ia kanë lejuar apo edhe i kanë krijuar kushte dhe rrethana që ai të ngrit karrierën e tij pa angazhim dhe mësim mbi profesionin për të cilin ai thirret.

Duhet pranojmë që të jemi vetëkritikë për veprimet tona jo të matura dhe jo mirë të kontrolluara, por edhe t`i kritikojmë dhe të kritikohemi për hapat dëmtues që ne ose dikush mund t`i ndërmarr.

Edhe në fushën e drejtësisë, nëse gjykatësi nuk gjykon drejtë ndaj atij të cilit është bërë padrejtësi dhe qëllimisht apo edhe duke qenë i ndikuar nga të “fortit “ merr vendim të padrejtë dhe dëmton të dobëtin vetëm pse ka mundësi – ndërsa një veprim të tillë e përsërit edhe me shumë të tjerë – atëherë baraspesha dhe ekuilibri në shoqëri do të mungojë, ndërsa si pasojë do lindë çrregullimi dhe anarkia, ndërsa ligjin njerëzit do ta marrin vet në dorë.

Zoti në librin e tij të shenjtë Kuranin, si dhe në librat e mëhershëm qiellorë, duke pasur parasysh rolin dhe rëndësinë e drejtësisë, në këtë kontekst ka porositur për kujdesin që duhet të kenë njerëzit ndaj ushtrimit të padrejtësisë, qoftë edhe ndaj atyre që mund t`i urrejmë ose që jemi edhe në armiqësi me ta, ndërsa në shumë vende tjera Kurani urdhëron për zbatimin e drejtësisë në formë edhe imperative!

Mos të mendoj dhe kujtoj askush se për veprime e tij të padrejta do të jetë i qetë në këtë apo në botën tjetër. Lutjet e atij që i është bërë padrejtësi do ta godasin ushtruesin e padrejtësisë në një apo formë tjetër, herët apo vonë, në këtë apo në botën tjetër, ditën kur askush nuk do të mund t`i ikë drejtësisë absolute.

Prandaj, virtytet e lartpërmendura përveç që janë porosi njerëzore, ato para se gjithash janë edhe porosi hyjnore, ushtrimi dhe praktikumi i të cilave është në të mirë të individit dhe të çdo shoqërie mirë të organizuar dhe mirë të konsoliduar.

Kur çdo njëri bënë atë që i vije për dore, pa asnjë fije përgjegjësie, kur fjala e premtuar nuk zbatohet, kur fjala dhe veprimi i sinqertë mungojnë, kur drejtësia nuk praktikohet duke filluar që në familjet tona dhe kudo tjetër në shoqëri deri te maja më e lartë e shtetit, si dhe kur njerëzit humbin vlerat etike dhe morale, atëherë askush të mos mendoj dhe shpresoj se mund të pres ditë të mira qoftë për veten ose fëmijët e tij, por as për vendin, shoqërinë dhe shtetin të cilit i takon.

Besimi i drejtë në Zot është elementi më i rëndësishëm në ruajtjen e parimeve, vlerave dhe virtyteve njerëzore. Brengosja nuk duhet të jetë për atë që ka drojën e Zotit, por për atë nuk e ka drojën e Zotit, të njeriut e as të ligjit!

Në trend

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Kalo në kategori