LAJMI I FUNDIT:

Virologia kineze: Tregu i Wuhanit u përdor si karrem, coronavirusi doli nga një laborator ushtarak

Virologia kineze: Tregu i Wuhanit u përdor si karrem, coronavirusi doli nga një laborator ushtarak

Një virologe nga Kina, ka thënë se coronavirusi e ka origjinën nga një laborator ushtarak.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Li Meng-Yan, njëherësh specialiste në Shkollën e Shëndetit Publik në Hong Kong, potencoi se e “vlerësoi qartë” që COVID-19 erdhi nga një laborator i Ushtrisë Çlirimtare të Popullit.

Kina është përballur me akuza të larmishme nga vendet e ndryshme të botës, mbi çështjen e pandemisë së coronavirusit.


Deri më tani u raportua që virusi nuk ishte i natyrshëm dhe që i njëjti u prodhua në laborator, mirëpo këto pretendime u hodhën poshtë nga vetë autoritetet kineze.

Meng-Yan megjithatë pretendoi se burimi i këtij shpërthimi gjendej në një laborator ushtarak, të cilin ajo e kishte zbuluar, derisa studionte transmetimin e këtij virusi mes njerëzve.

Duke folur gjatë një interviste, ajo pohoi se nuk u mor parasysh për raportimin e gjetjeve të saj.

“Në atë kohë, e kisha vlerësuar qartë se virusi vinte nga një laborator ushtarak i Partisë Komuniste Kineze”, u shpreh Meng-Yan.

“Tregu i Wuhanit ishte përdorur thjesht si një karrem”, rrëfen ekspertja.

Deklarata e saj vjen pasi coronavirusi dyshohet që shpërtheu në një treg të Wuhanit në Kinë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014

Evropa
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Trump i jep pozitë të lartë edhe Robert O’Brienit - njeriut që ishte marrë me Kosovën e Serbinë

Trump i jep pozitë të lartë edhe Robert O’Brienit - njeriut që ishte marrë me Kosovën e Serbinë

Amerika
Inteligjenca ukrainase kap spiunin rus që punonte në këtë agjenci – ishte vetë kreu i saj që e arrestoi

Inteligjenca ukrainase kap spiunin rus që punonte në këtë agjenci – ishte vetë kreu i saj që e arrestoi

Evropa
Erdogan: Krijimi i një shteti palestinez me integritet territorial nuk mund të vonohet më

Erdogan: Krijimi i një shteti palestinez me integritet territorial nuk mund të vonohet më

Botë
Dështojnë bisedimet për koalicionin austriak të udhëhequr nga FPÖ e ekstremit të djathtë

Dështojnë bisedimet për koalicionin austriak të udhëhequr nga FPÖ e ekstremit të djathtë

Evropa
Kalo në kategori