LAJMI I FUNDIT:

VIP-at shqiptar që janë e ishin bashkë (Foto)

VIP-at shqiptar që janë e ishin bashkë (Foto)

Përveç muzikës këta persona i ka lidhur një marrëdhënie e fortë njerëzore. Ndoshta nuk i ka bërë vetëm dashuria për muzikën këngët e tyre hite sa i ka bërë ndjenja mes tyre, aq sa të dëgjohen jo vetëm kur janë prodhuar por edhe shumë vite më pas.

Alban Skenderaj dhe Miriam Cani

“Let me die with you”. Një ndër çiftet më simpatik të ekranit, kënga e mëposhtme ka qenë bashkëpunimi i tyre i parë, i cili u pasua më vonë edhe nga kënga “Ende ka shpresë”. Kënga është në gjuhën angleze dhe është kthyer menjëherë në kolonë zanore të shumë të dashuruarve.

Flori Mumajesi dhe Soni Malaj

“Fluturimi 3470”. Një nga baladat më të bukura që dëgjohet ende nga fansat e të dy këngëtarëve. Kënga ka qenë pjesëmarrëse në “Kënga Magjike 2008”, ku ndoshta nuk u vlerësua me çmimin e madh, por mund të quhet kënga më e dëgjuar e festivalit.


Vesa Luma dhe Big Basta

“Nuk do flejmë”. Ata aktualisht janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Një nga çiftet që ka bashkuar Shqipërinë me Kosovën dhe para pak kohësh konsoliduan marrëdhënien e tyre në martesë. Ky nuk është bashkëpunimi i tyre i vetëm, pasi Big Basta ka bërë muzikën e shumë këngëve të tjera të Vesës.

Dafina Zeqiri dhe Ledri Vula

“I got your back”. Ndoshta duhet të përmendim hitin “Tonight” të dy ish-të dashuruarve, të cilët sot janë shumë miq. Ata numërojnë disa bashkëpunime, por numrin më të madh të klikimeve e numëron kënga e tyre.

Tuna dhe Cozman – “Fenix”.

Klipi i tyre jo vetëm u pëlqye së tepërmi pasi shpërtheu në klikime marramendëse që në orët e para, por edhe u komentua gjatë. Skenat provokuese të këngëtares dhe vetë përcaktimi i “zogut” në këngë i dhanë nofkën e re Tunës me të cilën ende thirret sot. Aktualisht flitet se Tuna dhe Cozman nuk janë më bashkë, edhe pse asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar këtë.

Rozana Radi dhe Mc Kresha

“Jaba Daba Du”. Performanca e tyre në festival, të veshur me kostumet e zinj, besojmë se ende kujtohet nga fansat e çiftit. Edhe pse ata nuk janë më bashkë, kënga konsiderohet një nga më të bukurat e secilit. Ata e sollën versionin lozonjar të këngës në një klip mjaft interesant.

Venera Lumani dhe Lind Islami – “Zemër në katror”.

Ata janë njohur në një kompeticion muzikor, ku Venera u kurorëzua me çmimin e madh. Pak kohë më pas, çifti bëri publike lidhjen e tyre. Lindi – një djalë me zë të ëmbël dhe Venera – një këngëtare me zë potent, nuk kishin si mos të sillnin një bashkëpunim sa interesant, aq edhe të pëlqyer.

Në trend Magazina

Më shumë
Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Magazina
Aktori që imiton Vserlon në “Portokalli” hyn në Big Brother - reagimet nuk duhet humbur

Aktori që imiton Vserlon në “Portokalli” hyn në Big Brother - reagimet nuk duhet humbur

Magazina
Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Magazina
Ola tërhiqet pas, i thotë Jozit se u keqkuptua pëlqimi për të: Këtu u bë sikur unë vdes për ty

Ola tërhiqet pas, i thotë Jozit se u keqkuptua pëlqimi për të: Këtu u bë sikur unë vdes për ty

Magazina

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Laerti për Gjestin: Nuk ka çfarë të bëjë më në shtëpi

Laerti për Gjestin: Nuk ka çfarë të bëjë më në shtëpi

Magazina
Kalo në kategori