LAJMI I FUNDIT:

Violinisti Super Mario

Violinisti Super Mario

Violinisti japonez nuk u bë i popullarizuar me ekzekutimin e Mozartit ose Bethovenit, por vetëm pasi postoi në YouTube videon në të cilën ekzekuton live temën nga videoloja Super Mario.

Disa muzikantë marrin duartrokitje falë ekzekutimit brilant të pjesëve klasike, por ky japonez 34-vjeçar u bë i njohur pasi që ekzekutoi një klasik, por të Nintendos.

Në vend që thjeshtë ta ekzekutojë melodinë e temës së lojës Super Mario të Nintendos, violinisti Teppei Okada ekzekuton edhe tingujt më të parëndësishëm, kalimin e pengesave dhe fitimin e poenëve.

Të fascinon saktësia e madhe me të cilën përcjellë çdo lëvizje të lojës.


34 vjeçari është muzikant i shkolluar dhe ka bërë shumë adhurues me tingujt e video-lojërave. /Telegrafi/