LAJMI I FUNDIT:

“Viktimat” e FED-it

“Viktimat” e FED-it

Në nivel global, janë rreth 14, shtetet që po luftojnë me një krizë madhore borxhi. E ardhmja e tyre është e varur në një fije peri, dhe sytë janë kthyer nga Rezerva Federale dhe ajo që do të ndodhë pas rritjes së normave të interesit pas thuajse 8 vitesh.
Dita e enjtje është ditë vendimtare për këto vende, ashtu siç është për të gjithë ekonominë globale dhe tregjet. Të 14 vendet që janë në rrezik të lartë, gjenden në situata të rënda makroekonomike, me monedhën e tyre në rënie të lirë, dhe me borxhin publik në dollarë amerikan.

Këto vende po rrëshqasin me shpejtësi drejt një krize të re borxhi, pasi do të të paguajnë interesa më të larta pas ndërhyrjes. Në bazë të kësaj analize, këto 14 vende janë: Butani, Kepi i Gjelbër, Republika Domenikane, Etiopia, Gana, Laos, Mauritania, Mongolia, Mozambiku, Samoa, Saome Tome, Senegali, Tanzania dhe Uganda. Bëhet fjalë për vende në zhvillim, dhe pjesa më e madhe janë vende afrikane.

Sipas këtij studimi, këto vende kanë të përbashkët 3 sëmundje: Borxhin publik më të lartë se 30% e GDP-së, deficit të barabartë me 5 për qind të GDP-së, si dhe një ritëm ripagimi të borxhit më të lartë se 10% e të ardhurave shtetërore. Për fat të keq të tyre, borxhi i jashtëm shprehet në dollarë. Me normat pranë zeros, këto vende kanë mundur të hyjnë në borxhe pa shumë pendesa, ndërsa tanimë çdo gjë do të përmbyset. /Telegrafi/