LAJMI I FUNDIT:

Videolojë: Vidhni dokumentet prej Obamës

Videolojë: Vidhni dokumentet prej Obamës

Julian Assange ka kohë që është në qendër të vëmendjes, ndërsa tash u paraqit edhe një lojë në internet si parodi në tërë situatën e krijuar pasi Wikileaks publikoi dokumentet sekrete të qeverisë amerikane.

Në lojën, e cila quhet “Wikileaks: The Game”, lojtari i ndihmon themeluesit të Wikileaks, Julian Assange, i cili futet në zyrat e presidentit të SHBA-ve, Barack Obama, për t’ia vjedhur dokumentet nga kompjuteri i tij. Gjatë asaj kohe Obama dremit në kolltukun e tij.

Nëse presidenti amerikan zgjohet, Julianin e arrestojnë për ngacmim seksual, ndërsa qëllimi i lojës është të vidhen sa më shumë dokumente sekrete nga kompjuteri i presidentit. /Telegrafi/