LAJMI I FUNDIT:

Vezë e rrumbullakët në Britani

Vezë e rrumbullakët në Britani

Punëtori i hotelit “Bristol” në Newquay në Britaninë e Madhe duke përgatitur drekën pa një vezë të rrumbullakët dhe vendosi ta ruajë.

“Kur e pashë vezën e rrumbullakët, u ndala për një çast, pasi nuk kisha parë diç të ngjashme. Pastaj i thirra të gjithë anëtarët e familjes në kuzhinë. Askush prej njerëzve që unë njoh kurrë nuk kishte parë vezë të tillë”, tha James Church.

Pas tetë vitesh pune në kuzhinë, Church mendon se ka parë diku 100.000 vezë, por kurrë nuk kishte parë një të tillë. Vezët e pazakonta zakonisht vijnë si pasojë e ovulimit të dyfishtë. Format e vezës varen nga lloji i zogut që i bën. /Telegrafi/