LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje pranon për një koalicion parazgjedhor me LDK-në, me një kusht

Vetëvendosje pranon për një koalicion parazgjedhor me LDK-në, me një kusht

Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme për një koalicion parazgjedhor me Lidhjen Demokratike të Kosovës por vetëm me një kusht.

Kështu ka thënë deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu në një intervistë për Gazetën Blic, e cila shtoi se kandidati për kryeministër duhet të jetë nga partia që ajo vjen.

“Nuk është që kemi diskutuar brenda subjektit tonë për një koalicion parazgjedhor me LDK-në vendimet për këtë i merr anëtarësia e VV-së. Ne nuk është që diçka në këtë drejtim por në anën tjetër mund të them qëndrim personal nëse VV hyn në koalicion parazgjedhor me LDK-në atëherë kandidati për kryeministër … prandaj po them që Republika e Kosovës ka nevojë për ndryshime ndoshta radikale për ndryshim të mendësisë qeverisëse.


Pak a shumë të gjitha qeveritë kanë ndjekur të njëjtën linjë përveç emrave të mendësisë asgjë nuk ka ndryshuar apo politikë bërja. Prandaj po them që është qëndrim se nëse do të ketë diçka të tillë atëherë kandidati do të jetë nga Lëvizja vetëvendosje” ka thënë Haxhiu.

Ndërsa, lidhur me rrëzimin e Qeverisë ajo ka thënë se nuk do të bënin asnjëherë bashkëpunim me Listën Serbe.Ka kritikuar qeverinë Haradinaj, mirëpo ka thënë se me Listën Serbe asnjëherë madje as nuk janë takuar si parti.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Lajme
Kalo në kategori