LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje: Pejës i duhet ndryshimi

Vetëvendosje: Pejës i duhet ndryshimi

Kryetari Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, bashkë me deputetin, Driton Çaushi dhe kryetarin e LVV-së për Pejën, Bashkim Lajçin, vizituan qytetin e Pejës.

Ymeri e Çaushi, vec Çarshisë së Gjatë dhe Tregut të Bylmetit, vizituan edhe kompaninëtë “Gruda” e “Bibita” dhe një fermë gjedhësh e një pemishte në fshatin Qyshk.

“Përkundër që Peja dikur kishte një zhvillim të hovshëm të zejtarisë dhe falë pozicionit gjeografik është një vend me potencial të jashtëzakonshëm për zhvillim, pushtetet e pasluftës e kanë degraduar, dhe së fundi tentuan që edhe një pjesë të bjeshkëve të saj të ia falin Malit të Zi”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes për këtë vizitë.


“Pejës i duhet më shumë se kurrë mbështetja dhe zhvillimi, të cilat arrihen vetëm me ndryshimin e këtij pushteti”.