Ka fishekzjarre, flakadan në oborr, një zile argjendi për të thirrur shërbyesin – dhe vetëm një tavolinë për dy persona.
“Solo Per Due” (vetëm për dy) – nuk është një restorant i zakonshëm, jo vetëm për shkak të madhësisë së vogël, raporton cnn.
Është një vend ekstravagant ku një darkë ekskluzive për dy persona kushton mbi 500 euro. Shampanja, verërat më të mira dhe dekorimet me lule kushtojnë ekstra ndërsa klientët kanë një pamje të një vile romake të lashtë.
Pronarët pretendojnë se është lokali më i vogël i ngrënies jo vetëm në Itali, por edhe në botë, transmeton Telegrafi.
Ideale për darkat romantike, është e hapur gjatë gjithë vitit për drekë dhe darkë, por nuk ka menu. Ushqimi është i përgatitur sipas shijeve dhe dëshirave të klientëve.
Dhoma e vogël e ngrënies prej më pak se 46 metra/katrorë është pjesë e një shtëpie rurale me gurë të shekullit të XX-të, e vendosur pranë fshatit Vacone, në veri të Romës.
Privatësia, konfidencialiteti dhe fshehtësia mbizotërojnë. Ndjenja është pothuajse si në një “speakeasy” – përveç faktit se ai reklamohet dhe shqyrtohet gjerësisht dhe vendndodhja e tij është e njohur.
Rezervimet duhet të bëhen me telefon, në mbrëmje dhe të konfirmohen dhjetë ditë përpara ngjarjes. Detajet e ushqimit të personalizuar përcaktohen gjatë konfirmimit.
Ka rregulla strikte. Vizitorët nuk mund të hyjnë siç dëshirojnë për të hedhur një sy brenda përpara se të bëjnë një rezervim. Një vakt nuk mund të anulohet në minutën e fundit. Mysafirëve u kërkohet të mbërrijnë në kohën e caktuar të rënë dakord me pronarët, të cilët përgatisin dhe shërbejnë ushqimin e kërkuar prej çiftit.
Koha e arritjes është kyçe. Vizitorët duhet të telefonojnë 30 minuta para arritjes dhe të mos mbërrijnë kurrë shumë herët pasi që do të ballafaqohen me dyert e mbyllura dhe askush nuk do t’i mirëpres.
Restoranti rezervohet muaj më parë për shkak të madhësisë së vogël. Një darkë për dy persona kushton 500 euro apo 537 dollarë.
“Jo restorant”
Pronarët, një ekip prej tre sipërmarrësish lokalë të ushqimit të shkëlqyer, që kanë drejtuar “Solo Per Due” për 33 vjet, refuzojnë të prezantohen përveç nëse keni rezervuar darkë. Kjo për të siguruar diskrecionin plotësues dhe për të theksuar mburrjen misterioze të vendit, thonë ata.
“Ky nuk është një restorant – ne ofrojmë një përvojë unike, intime, e cila është në thelb të reputacionit tonë prej dekadash. Pra, nuk ka të bëjë me ne apo kush jemi – ne jemi në hije. Gjithçka ka të bëjë me ushqimin”, thotë një nga pronarët që identifikohet vetëm si “Mr. Remo.”
“Njerëzit që vijnë këtu nuk janë thjesht klientë. Ata janë mysafirë për të cilët ne kujdesemi shumë. Ne i kujdesemi për ta dhe sigurojmë që ky moment i veçantë të jetë pikërisht ashtu siç ata dëshirojnë. Çdo gjë është e përshtatur sipas nevojave të tyre.”, pohoi ai.
Një kamerier është gjithmonë në gatishmëri, por nuk mund ta shihni, në mënyrë që të mos duket ndërhyrës. Të ftuarit mund ta thërrasin duke i rënë një zile të vogël argjendi.
Ushqimi i përgatitur sipas klientëve
Vendndodhja është e mahnitshme. “Solo Per Due” është i rrethuar nga një kopsht ekzotik me lloje të ndryshme palmash nga e gjithë bota, me pamje nga një vend arkeologjik. Rezidenca ndodhet në një pronë që ka rrënojat e një vile të lashtë romake, të cilën mysafirët mund ta vizitojnë. Me dyshemetë shumëngjyrëshe të mozaikut dhe kolonat prej guri, thuhet se i përkiste poetit antik, Horace.
Në ditën e darkës, hyrja dhe kopshti janë të mbushur me flakadan për të mirëpritur mysafirët.
“Pasi të konfirmohet rezervimi, mysafirët tanë do të zgjedhin menunë e saktë me shumë pjata, qoftë peshk apo mish, ëmbëlsirë, verëra, muzikë në sfond dhe çdo dekorim me lule. Ne përgatisim vetëm ushqime sezonale italiane të shoqëruara me verëra të klasit të lartë”, thotë Remo.
Ai është i prirur të theksojë dy rregullat e arta: mos anuloni kurrë rezervimin në minutën e fundit dhe mos arrini kurrë më herët se sa koha e caktuar.
“Ne kujdesemi gjithashtu për dy emrat që do të shkruhen në tortën e ëmbël që ka formë zemre, për frazën e veçantë që do të shkruhet në kartën që do të vijë me lulet dhe për muzikën”, shton Remo.
Origjina e saj më pak romantike
“Solo Per Due” lindi nga nevoja dhe zemërimi.
Remo shpjegon se ideja për të ngritur një strofull të qetë, ekskluzive vetëm për dy persona, lindi kur u zhgënjye nga restorantet e mbushur dhe nga mënyra se si klientët trajtohen dhe ulen në tavolina.
“Ishte bërë e padurueshme, sa herë që unë dhe djali im dilnim për darkë, gjithmonë na jepnin tavolinën e vogël afër banjës ose kuzhinës, me të gjitha erërat e këqija – ishte tavolina më e keqe. Dhe kjo sepse ishim vetëm dy persona”, thotë ai.
Kështu atij i lindi ideja që të krijonte një eksperiencë të veçantë ku një çift mund të trajtohet si mbretër një herë në jetë.
Nuk është një vend për takime biznesi. Të dashuruarit dhe bashkëshortët dynden këtu për të festuar përvjetorë, ditëlindje dhe propozime për martesë.
Ka një ambient përrallor. Darkat janë me qiri, dritat janë të fikura. Është ushqimi italian me një ndryshim të kuzhinës së re.
Ravioli në formë zemre, kërpudha deti.., dhe tiramisu me zemra të vogla të çokollatës së bardha janë disa nga pjatat e sofistikuara të porositura nga klientët.
Dekori romantik i dhomës së ngrënies ka një ndjesi magjepsëse, me një gamë klasike të kuqe pompeiane, një mbulesë tryeze të kuqe dhe ari, dhe enë të argjendta.
Prapa në kohë
Ajo është e mobiluar në mënyrë të pasur me letra të vjetra, buste të figurave historike, shishe vere, pasqyra në korniza të arta dhe lule kudo: në karrige, mobilie dhe tavolinë.
Ka një pianino dhe një oxhak me gurë nga dyshemeja në tavan, i shkëlqyeshëm për netët e ftohta dimërore, mobilie antike, dhe dy divane të butë të kuq për tu relaksuar para darkës me një aperitiv..
Gjatë verës, mysafirët mund të zgjedhin të darkojnë në ajër të pastër, duke shijuar peizazhin me ullinj dhe luginat e mbushura me vreshta ndërsa ulen nën një pjergulle të mbuluar me vreshta.
Ka edhe shërbime ekstravagante shtesë. Me kërkesë, një shofer privat mund t’i marrë mysafirët dhe fishekzjarret mund të organizohen në kopsht.
Entuziastët e TripAdvisor e përshkruajnë “Solo Per Due” si “një set filmi”, një “eksperiencë ekstreme epikuriane” dhe një “ambient ëndërrimtar surreal”. Megjithatë, një klient i pakënaqur shkruan se është një “vend turistik” me cilësi të ulët dhe nuk ia vlen barra qiranë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë
Zëvendëspresidentja e Filipineve: Kam porositur vrasjen e presidentit nëse më vrasin mua
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë