LAJMI I FUNDIT:

Vetëm një subjekt politik nuk i ka dorëzuar raportet financiare të fushatës

Vetëm një subjekt politik nuk i ka dorëzuar raportet financiare të fushatës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 25 raporte financiare të fushatës zgjedhore të zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për KALLXO.com se nga 26 subjekte politike të certifikuara për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit, KQZ ka pranuar 25 raporte financiare.


“Mund t’ju konfirmoj se në Zyrën për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, këto raporte i kanë dorëzuar gjithsej 25 Subjekte Politike nga 26 sa kanë marrë pjesë në këto zgjedhje”, tha Elezi.

Nga 26 subjekte politike, vetëm Iniciativa qytetare “Gi Eromendje Alternativa” nuk e ka dorëzuar këtë raport brenda afatit të paraparë.

Ai shtoi se koha e dorëzimit të këtyre afateve ka përfunduar gjatë ditës së djeshme.

“Afati i fundit për dorëzimin e Raporteve Financiare të fushatës zgjedhore për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që janë mbajtur më 11 qershor – ka qenë me datën 26 korrik 2017”, ka thënë zëdhënësi Elezi.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori