LAJMI I FUNDIT:

Vetëm një e pesta e evropianëve i besojnë Trumpit

Vetëm një e pesta e evropianëve i besojnë Trumpit

Një hulumtim për raportet me SHBA gjatë kohës së presidentit amerikan Donald Trump, i kryer në 37 vende në gjithë botën, tregon se vetëm 22 për qind kanë besim në udhëheqjen e Trump në botë dhe se tash më shumë evropianë janë që kanë qasje jo të mirë ndaj SHBA-ve.

Në mesin e qytetarëve të Francës, Gjermanisë, Spanjës dhe Britanisë së Madhe janë mesatarisht 52 për qind të atyre me qëndrim negativ ndaj SHBA-ve, derisa 46 për qind kanë qëndrim pozitiv.


Kjo është hera e parë që nga viti 2008 që shumica e evropianëve kanë qëndrim negativ ndaj SHBA-ve. Sipas hulumtimit të Pew research center, shumica e të anketuarve kundërshtojnë planet e Trump për ndërtimin e murit përgjatë kufirit me Meksikën dhe janë kundër vendimit të tij për tërheqje nga marrëveshja për ndryshime klimatike, si dhe disa marrëveshjeve tregtare, transmeton KosovaPress.

Derisa 55 për qind e qytetarëve e shohin Trump si lider të fuqishëm, 75 për qind e shohin si arrogant, 65 për qind mendojnë se është jo tolerant dhe 62 për qind e konsiderojnë të rrezikshëm.

Pew research center kryen hulumtime për raportet ndaj SHBA-ve që nga viti 2002 dhe këtë vit anketoi 40.447 qytetarë në 37 vende në të gjitha rajonet botërore, në periudhën 16 shkurt deri më 8 maj.

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori