LAJMI I FUNDIT:

Vetëm në katër shtete anembanë botës nuk do ta transmetojnë derbin mes Unitedit dhe Cityt

Vetëm në katër shtete anembanë botës nuk do ta transmetojnë derbin mes Unitedit dhe Cityt

Përplasja mes Manchester Unitedit me Manchester Cityn është një ndër ndeshjet më të mëdha në historinë e Ligës Premier.

Ndeshja e së dielës në Old Trafford është me rëndësi të madhe në garën për titullin me Jose Mourinhon që dëshiron të fitoj për të dëmtuar rrugën e tyre më pranë qytetit në krye të tabelës.

Dhe i tillë është interesi për lojën, pothuajse çdo vend i planetit do ta shfaqë takimin në televizion duke përfshirë edhe Kosovën.


Në vitin 2012 derbin e Manchesterit e shikuan mbi 480 milionë shikues anembanë globit

Por, vetëm katër vende të njohura nga Kombet e Bashkuara nuk do ta transmetojnë ngjarjen, ku futbolldashësit në Korenë e Veriut, Kubë, Moldavin dhe Shën Kits-Nevisin nuk do të mund ta shohim derbin anglez.

Sky Sports është e bindur se ndeshja do ta sfidojë rekordin për audiencën më të madhe televiziv në epokën e Ligës Premier, ku në vitin 2012 e kishin shikuar mbi 480 milionë shikues anembanë botës.

City janë të pamposhtur gjatë këtij sezoni edhe pse pësoi humbje në Ligën e Kampionëve kundër Shaktar Donetskut.

Theksojmë se ndeshja do të zhvillohet në stadiumin legjendat të Unitedit dhe pritet të startojë në ora 17:00. /Telegrafi/