Vështrim i rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë
Tani kur ka dalë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare në Kosovë, mund të bëhet edhe vlerësimet analitike rreth fushatës parazgjedhore dhe rezultatit përfundimtarë të zgjedhjeve në Kosovë.
E para e punës, pa mëdyshje se rreth rezultatit të zgjedhjeve shqetësimi kryesorë i të gjithëve është vënia në dyshim e organizimit të zgjedhjeve dhe përsëritja e zgjedhjeve për herën e dytë dhe atë të tretë që ndodhi në fundjavën e kaluar në Mitrovicë. Si mësim rreth kësaj zgjatje të pa arsyetueshme të procesit zgjedhorë duhet të dalë disiplinimi i elektoratit rreth mënyrës së votimit, dhe mbi të gjitha ngulitja në kokë një herë e mirë se zgjedhjet janë procesi themelorë demokratik në çdo vend, prandaj çdo votë e qytetarit duhet respektuar dhe pranuar ashtu siç është, e jo ndërruar ashtu siç dikush ka dëshirë.
Çështje tjetër po aq e rëndësishme është edhe fakti se sistemi zgjedhorë në Kosovë u dëshmua të jetë jo fort kredibil me gjithë ato probleme që u paraqitën anë e kënd Kosovës. Shih për këtë, nevoja për ta ndërruar sistemin zgjedhorë paraqitet si domosdoshmëri në rendin e tanishëm politik. Dhe çështja e fundit, përderisa në shumë vende të botës demokratike, Kryetari i shtetit zgjidhet nga populli, ka edhe shumë vende të tjera ku Kryetari zgjidhet nga shumica parlamentare, por jo sikur në Kosovë ku detyra e presidentit është pjesë e ofertave politike për partitë e ndryshme. Këtij procesi duhet dhënë fund, dhe të arrihet në një pajtueshmëri kushtetuese ku presidenti në qoftë se zgjidhet nga Kuvendi, të jetë figurë konsensuale që do të bashkoj politiken në emër të popullit, dhe të ngrihet mbi partitë, ose të përdoret sistemi tjetër ku të gjithë qytetarët të votojnë edhe për Kryetarin e shtetit, pasi që po me votën e qytetarëve zgjidhet edhe qeveria, por edhe autoritetet komunale. Një vendim i tillë do ta vinte politikën e Kosovës në binarë më të shëndoshë, duke shmangur mundësinë që lideri i një partie politike që fiton 5 apo 6% të votave, të emërohet President.
Për sa i përket rezultatit të zgjedhjeve, vihet re se dy partitë kryesore në vend, kanë krijuar tashmë një elektorat stabil, por edhe statik që manifestohet në numrat gati të përafërt me zgjedhjet e kaluara parlamentare. Kështu, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) edhe pse doli forca e parë politike në vend, akoma nuk kaloj numrin magjik prej 40% të elektoratit që do ta bënte të mundur që ajo vetëm, por bashkë me pakicat kombëtare siç e parasheh kushtetuta, të krijonte qeverinë e vendit.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ndërkaq, doli më fort e zhgënjyer nga këto zgjedhje, gjë që dallohet qartazi nga fjalori politik i zyrtarëve të lartë të saj. Ata me bindjen e tyre kishin hyrë në këto zgjedhje duke besuar se mbështetja popullore për LDK-në të rritej, aq sa do të mund ta tejkalonin edhe PDK-në si parti e parë. Prandaj edhe i përgatitën puçin e heshtur ish kryetarit të ngrirë Fatmir Sejdiut, dhe besuan se me Isa Mustafën, LDK do të dilte triumfale. Por i shumë prituri efekti Isa Mustafa nuk u jetësua, LDK-ja pak a shumë mbeti aty ku kishte qenë edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare, ndërsa pretendimi se kjo parti ka fituar dyzet mijë vota më shumë, në fakt nuk është kontribut i drejtpërdrejt i lidershipit të ri, por hyrjes në këtë parti të subjektit politik ORA, që në zgjedhjet e kaluara parlamentare pati marrë 4.11% të votave. Sa për të ilustruar këtë argument, krahasuar me zgjedhjet e kaluara lokale mund të vërehet numri shumë më i madh i votave që LDK fitoi në Gjakovë, Prishtinë dhe Pejë, qytete këto prej nga vinin edhe udhëheqëssia kryesore e ORA-s.
Sa i përket Aleancës Kosova e Re (AKR), rezultati i këtyre zgjedhjeve duhet të jetë bukur dëshpërues. Pasur parasysh faktin se në zgjedhjet e kaluara parlamentare ky subjekt i vetëm pati fituar rreth 13% të votave, 8% i marrë tani si pjesë e një koalicioni me tetë formacione politike, është shumë dëshpërues, aq më tepër kur dihet se subjekte të tilla si Partia e Drejtësisë dhe Partia Social Demokrate e Kosovës kanë dhënë një trup votues të kënaqshëm këtij koalicioni. Mbase çështja më e rëndësishme e lidershipit të AKR-së në këtë situatë pas zgjedhore është pozicionimi i qartë politik, dhe puna në mbajtjen e elektoratit rreth ideve që ata predikojnë.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në këto zgjedhje hyri me një entuziazëm të madh. Fakti se kishin bindur disa individ që t’i bashkohen idealit të tyre politik, pat rritur vatbesimin aq sa zyrtarë të kësaj partie deklaronin haptazi se ata po hynin në zgjedhje me bindjen se prej tyre do të dalin si forca e dytë në vend, veçanërisht kur Ukë Rugova krijoj një listë të mërziturish në LDK dhe hyri në koalicion me ta. Por pikërisht ky potez politik doli të ishte edhe dështimi i AAK-së, sepse votuesit e tyre nuk e gëlltiten si të natyrshme atë që udhëheqësia e partisë mundohej ta paraqesë si koalicionin fitimtarë. Fakti se AAK-ja u dobësua në vota krahasuar me zgjedhjet e fundit parlamentare, por edhe ato lokale, duhet të ul në tryezë lidershipin e kësaj force për të menduar se kah dhe pse rrodhen votat e tyre, e mbi të gjitha për të pyetur sa vota i solli asaj koalicioni me grupin “LDK Ibrahim Rugova”. Më saktësisht, të kujt janë votat e fituara prej këtyre dy partive, të njërit apo tjetrit anëtarë të koalicionit?
Për sa i përket Lidhjes Demokratike të Dardanisë (LDD) shihet tashmë se dielli i saj perëndoj. Partia e krijuar pas kongresit të karrigeve në LDK, bëri një paraqitje katastrofike në këto zgjedhje, dhe nga 11% të elektoratit në zgjedhjet e kaluara parlamentare, mbeti me më pak se 2.5%. LDD-ja bëri shumë gabime në llogaritjet politike, pësoi ndjeshëm nga derdhja e anëtarësisë së saj drejt LDK-së pas kongresit që e nxori Isa Mustafën fitues, por mbi të gjitha ngriti një fushatë fund e krye të gabueshme, duke u mbështetur në asgjë tjetër përpos emrit të Ibrahim Rugovës. Kjo çështje i kushtoi edhe fatalitetin LDD-së, sepse djali i xhaxhait të ish presidentit të Kosovës u zgjodh nënkryetarë në LDK, por më afër fare, vet i biri i tij mblodhi rreth vetes njerëz për të kërkuar mbështetje pikërisht rreth emrit të Ibrahim Rugovës.
Fakti se votuesit nuk u impresionuan shumë me këtë fushatë, ku LDK nuk doli e para edhe pse se hoqën goje Ibrahim Rugovën, AAK-LDK Ibrahim Rugova bënë gjithë atë fushatë duke thënë se i biri i ish-presidentit nuk ka njeri më të afërt që atë mund ta përfaqësoj, si dhe LDD që madje edhe vet fushatën e nisen në fshatin bjeshkorë ku ka lindur Ibrahim Rugova, ndoshta u ka dhënë një mësim të mirë partive që vetëm duke përmendur emrin e Ibrahim Rugovës kanë pritur vota. Nëse mund të flitet për mësimin më të mirë të nxjerr nga ky dështim i partive që pretendonin rugovizmin, atëherë dënimi i elektoratit duhet të interpretohet si thirrje për ta lënë të qetë Ibrahim Rugovën në boten e përjetshme dhe për të filluar e për tu marrë me të gjallët që kanë një mijë e një probleme, dhe presin zgjedhjen e tyre pikërisht nga partitë politike.
Dëshpërues për rezultatin e tyre ishin këto zgjedhje edhe për Fryma e Re (FER), subjekt ky i ri politik që u fundos në sçimën e vet. Të bindur se janë më të mirët, më të dijshmit, më të aftit etj, ata ndërtuan fushatën e tyre në mënyrë të gabuar duke krijuar rreth vetes një shtresë epërsie ndaj të gjitha partive të tjera, por edhe ndaj elektoratit. Kjo u dëshmua të ishte humbja e tyre e madhe. Sa për prejardhjen e liderëve kryesorë të FER që braktisen organizatat joqeveritare dhe krijuan parti, ndoshta ky është edhe një reflektim i dobësive të jashtëzakonshme të shoqërisë civile në Kosovë, sepse sikur këta njerëz të kishin qenë më të besuar në elektoratit me punën e tyre si shoqëri civile, pa dyshim se nuk do të përfundonin vetëm përafërsisht me votat e 2.5% të elektoratit.
Dhe në fund dy fjalë edhe për Lëvizjen Vetëvendosje. Ky formacion politik ka qenë freskia më e madhe, por edhe befasia e dukshme e këtyre zgjedhjeve. Lëvizja Vetëvendosje që deri përpara ditës së zgjedhjeve quhej një grup të rinjsh problematik, tani u testua politikisht, dhe arriti të dalë forca e tretë politike në vend. E organizuar rreth idealeve të përgjithshme demokratike, Vetëvendosje, përpos kauzës së lartë kombëtare, në strumbullarin e vet politik parazgjedhorë nxori individin, shoqërinë dhe mangësitë e përditshmërisë së jetës në Kosovë. Me dy parti të vogla që ju përqasen asaj në garën zgjedhore, ky subjekt politik tregoj se tashmë elektorati në Kosovë po kërkon ndryshime të mirëfillta e jo retorikë politike që ka dominuar shumë nga jeta politike e vendit. Përderisa rezultati zgjedhorë i këtij subjekti të ri është hiç më pak se habitës për një forcë që testohet për herë të parë në zgjedhje, objektivi kryesorë i Vetëvendosjes tash e tutje mbetet së pari ta mbajë rreth vetes këtë elektorat, e pastaj nëse mundet edhe ta zgjerojë atë.
Si epilog, të gjithë e dimë se askush nuk u nda i/e kënaqur nga rezultati i zgjedhjeve, por ky është parimi bazë i demokracisë ta nderosh dhe respektosh rezultatin që populli ka dhënë, duke mos ëndërruar për vota të pafundme, por që nuk i merr dot sepse dëshira e një individi nuk është qejfi i të gjithëve.
(Autori është ligjërues në Qendrën e Studimeve të Evropës Lindore në Universitetin e Glasgow-t, ligjërues në Fakultetin e Shkencave Politike të Njukasell-it, bashkëpunëtor shkencor në Qendrën për Studime Strategjike në Londër, anëtarë i Qendrës për Studimet Fqinjësore në Universitetin Stirling, dhe bashkëpunëtor korrespondent në Fakultetin e Studimeve politike të Varshavës)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-e1738786925245-780x439.jpg)
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ku-ke-qene4.jpg)
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
![Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-kenga.jpg)
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
![Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ESKAL.jpg)
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Ancelotti-780x439.jpg)
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
![Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hq720-780x439.jpg)
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
![Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nukk-780x439.jpg)
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
![Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-zelensky-780x439.jpg)
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
![Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ziziziz-780x439.jpg)
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
![Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_4-6-780x439.jpg)
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?