LAJMI I FUNDIT:

Veshjet më të mira dhe më të këqija të javës

Veshjet më të mira dhe më të këqija të javës

Janë të famshme për sukseset në punën e tyre por janë në qendër të mediave edhe për paraqitjet e tyre. Në këtë mënyrë ato pothuajse janë të “detyruara” që të zgjedhin me shumë kujdes veshjet.

Carey Mulligan ka bërë një paraqitje të mrekullueshme veshur me një fustan të “Christian Dior” në premierën e filmit “The Great Gatsby” në Festivalin e Filmit në Kanë.

Heidi Klum nuk kishte zgjedhur veshjen e duhur në Versus Versace Collection në Nju Jork.

Nicole Kidman ka shkëlqyer në premierën e filmit “The Great Gatsby” në Kanë e veshur me një fustan të “Christian Dior”.


Nicki Minaj dukej se kishte kafshë të ngordhura në këmbët e saj në finalen e “American Idol” në Los Angeles.

Emma Watson ishte e mrekullueshme në një fustan të ”Chanel” në premierën e Filmit “The Bling Ring” në Festivalin e Filmit në Kanë.

Kim Kardashian edhe një herë ka qenë në qendër të kritikave për veshjen e saj. Kësaj radhe ajo ishte veshur me një fustan të bardhë që nuk ishte i përshtatshëm për një shtatzënë. /Kosovapress/Telegrafi/