LAJMI I FUNDIT:

Veshët shpëtojnë kinezin e vogël nga vdekja e sigurt

Veshët shpëtojnë kinezin e vogël nga vdekja e sigurt

Pas rrëzimit nga ballkoni i katit të tetë të një ndërtese, kinezin gjashtëvjeçar Ming Ming e shpëtuan veshët e tij të mëdhenj nga fatkeqësia.

Fotografitë ku shihet djaloshi i varur në mbrojtëset metalike të ballkonit të banesës së familjes së tij, mbi një rrugë të dendur, duken të pabesueshme, por një gjë është e sigurt se Ming kishte shumë fat.

Shpejt pasi e vërejtën, shumë kalimtarë u ndalën për të parë se çfarë do të ndodhë me fëmijën, derisa policia arriti ta shpëtojë atë.

Besohet se ai kishte dalë në ballkon për ta parë gjyshin e tij, kur gjërat morën teposhtën, shkruan “Daily Mail”.


Zëdhënësi i shërbimit të shpëtimit në qytetin Yinchang, Wan Shen deklaroi se fëmija shpëtoi mrekullisht. “Ka mundur të bie poshtë ose të ngulfatet shumë lehtë,” tha ai. /Telegrafi/