Dalja nga Qeveria e Listës Serbe dhe ngjarjet e fundit në Kosovë ka bërë që Lidhja Demokratike e Kosovës të propozojë që vendi të shkojë në zgjedhje, jo duke rrëzuar Qeverinë, por duke kërkuar konsensusin politik të partive për t’u ulur dhe dakorduar për datën e zgjedhjeve të parakohshme.
Por kryetari i PDK-së që njëherësh është kryetari i Kuvendit Kadri Veseli nuk po e sheh shumë serioze këtë kërkesë të LDK-së.
Ai ka thënë se nuk e di sa janë të gatshëm kolegët e tij nga opozita për zgjedhje, apo është vetëm një thirrje për të përfituar politikisht.
“Unë nuk e di sa është serioze me këtë kërkesë, sa janë të gatshëm kolegët e mi nga opozita, apo është vetëm një thirrje për të përfituar politikisht. Por, ajo çfarë mund të them, ne do të jemi në koalicion qeverisës bashkë me partnerët e koalicionit, për aq sa na lejon vullneti i popullit, ligjet, Kushtetuta dhe të punojmë, kjo është më e rëndësishme në këtë moment…Ne kemi pasur një koalicion me LDK-në për tri vite, për të cilin jemi detyruar që për shkak të mungesës së vendimmarrjes të vijmë në një situatë në të cilën kemi ardhur”, tha Veseli.
Sipas Veselit, koalicionet qeverisëse janë për të marrë vendime të rëndësishme dhe në të mirë të qytetarëve, e jo të qëndrojnë aty vetëm për t’i shijuar frytet e pushtetit.
Gjatë fudnjavës LDK do të vendos për pikat me të cilat do të prezantohet në ofertë, e që për synim ka të shndërrohet në marrëveshje të përbashkët për t’i dhënë vendin një datë për zgjedhje.
KosovaPress ka bërë përpjekje të marr një deklaratë të shefit të Grupit Parlamentar Avdullah Hoti, por të dielën ai nuk e ka hapur telefonin.
Megjithatë Hoti në konferencën e rregullt që LDK mban të premteve tha se tash në pushtet është një Qeveri që ka vetëm 40 deputetë dhe se një Qeveri e pakicës nuk mund të udhëheq vendin më tutje.
“Një qeveri e pakicës nuk mund ta udhëheq vendin më tutje. Dhe si rrjedhim zgjedhjet e reja janë zgjidhja e vetme për këtë situatë. Ne sigurisht që nuk do të lejojmë që Lisa Serbe dhe subjekte të tjera të determinojnë se kur Kosova shkon në zgjedhje të reja, kjo çështje duhet të jetë çështje e pajtuar në mes partive kryesore shqiptare në parlamentin e Kosovës… Ne do të kërkojmë që të ulemi bashkë që sa më parë që zgjedhjet e ardhshme të jenë proces i pajtuar i organizuar mirë me datë i pajtuar mes subjekteve politike në Kuvendin e Kosovës. Unë shpresoj që edh partitë të tjera do të reflektojnë karshi kësaj situate të re të krijuar sepse qeveria nuk mund të udhëheq vendin me vetëm 40 vota në Kuvendin e Kosovës “, ka thënë Hoti të premten në konferencë për media.
Dalja e Listës Serbe nga Qeveria ka bërë që koalicioni qeverisës të mos i ketë 61 vota të domosdoshme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri