Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq edhe me këtë vizitë dëshmoi se liderët e Serbisë po e vazhdojnë traditën e Slobodan Millosheviqit. Veseli tha se ai nuk ka ardhur për të ndihmuar e mbrojtur serbët në Kosovë, por për të promovuar vetën, si gjithmonë me retorikë të vjetër dhe kundër të ardhmes paqësore.
Veseli, përmes një postimi në Facebook, ka sqaruar se lejimi i qëndrimit të Vuçiqit tek Liqeni i Ujmanit ka ardhur pas kërkesës së partnerëve ndërkombëtarë, por sipas tij, presidenti serb e keqpërdori edhe këtë leje, duke demonstruar mbi pendën e Ujmanit logjikën e hegjemonisë politike.
Deklarata e plotë e Veselit:
“Paqja dhe fqinjësia e mirë kanë qenë dhe mbesin qëllime themelore të shtetit të Kosovës. Kosova beson se rruga e dialogut dhe bashkëpunimit është alternativa e vetme e mundshme për të tejkaluar mospajtimet nga e kaluara dhe për të ecur përpara në rrugën euro-atlantike. Në frymën e këtyre parimeve, ne kemi marrë vendim që të lejojmë vizitën e Presidentit të Serbisë.
Në bazë edhe të traditës shtetërore, nuk kam dashur të deklarohem para përfundimit të vizitës së tij në Kosovë.
Dua të theksoj se kam qenë kundër vizitës së tij në Ujman, pasi kam konsideruar se një veprim i tillë nuk i kontribuon paqes dhe dialogut në këtë kohë. Por, me insistimin e partnerëve tanë ndërkombëtarë, e lejuam.
Konsideroj se demonstrimi mbi pendën e Ujmanit ka qenë demonstrim i pastër i logjikës së hegjemonisë politike, por po ashtu edhe kundër çdo rregulli të sigurisë, pasi nuk ka asnjë lloj praktike demokratike që garanton masa të sigurisë për të mbajtur konferencë shtypi mbi pendë.
Gjithsesi, vizita e tij konsideroj se u bë mirë që ndodhi, sepse edhe një herë u dëshmua se liderët e Serbisë po e vazhdojnë traditën e Slobodan Millosheviqit. Se ata nuk vijnë për të ndihmuar e mbrojtur serbët në Kosovë, por vijnë për ta promovuar vetën. Si gjithmonë me retorikë të vjetër dhe kundër të ardhmes paqësore.
Tentimet për të na bllokuar në ecjen tonë, vizitat e shpeshta me tone provokuese në këto 19 vjet, na dëshmojnë se ne duhet të mendojmë dhe angazhohemi edhe më shumë për forcimin e shtetit të Kosovës.
Ne tani jemi në një fazë tejet të rëndësishme të dialogut me Serbinë. Zhvillimet e këtyre dy ditëve lidhen me fazën finale të dialogut dhe duhet të na bëjnë bashkë të gjithëve që të jemi sa më të përgatitur për sfidat që na presin.
Kosova, qytetarët e saj, edhe sot e kanë dëshmuar se nuk kanë asgjë kundër serbëve. Por, kanë qenë dhe janë kundër sjelljeve provokuese të kujtdo qofshin ato. Dua t’i falënderoj ata për sjelljen e treguar këto dy ditë, e po ashtu edhe Policinë e Kosovës dhe KFOR-in për një menaxhim të situatës, në përputhje me detyrat dhe ligjet në fuqi.
Ne duam që shteti i Kosovës të ecë përpara, si shtet i pavarur, me integritet territorial të pacenuar dhe që sa më shpejt të bëhet anëtar i barabartë i OKB-së, BE-së dhe NATO-s. Ky vizion duhet të na bashkojë, prandaj edhe sot thërras që të ulemi e punojmë bashkë”, ka shkruar Veseli.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Shtohen policë të komuniteteve të ndryshme në veri, si ndihen ata që i shërbëjnë këtij institucioni?

Ahmeti: Nëse preket Ligji i gjuhëve nuk do mbahen zgjedhjet lokale

Supremja ia kthen Apelit në rigjykim rastin e vrasjes në “City Club”, ku Granit Elshani u dënua me 24 vite burgim

“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Çka preferohet dhe çka nuk preferohet të konsumojmë në syfyr? Shpjegon nutricistja Rexhepi

Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Tejkaloi në vijë të plotë, qytetari e incizoi dhe njoftoi Policinë – dënohet shoferi që shkeli rregullat e trafikut

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk