LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Pse kalova nga turi i dëgjimit tek turi me ekspertët e ekonomisë

Veseli: Pse kalova nga turi i dëgjimit tek turi me ekspertët e ekonomisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka folur sot për kalimin e tij nga turi i dëgjimit me qytetarët në një tur të ri, por tani me ekspertë të ekonomisë.

“Fillimisht dëgjova popullin që të kuptoja më mirë shqetësimet e tyre dhe prioritetet e vendit tonë. Prandaj tani kam filluar turin e ri me ekspertë nga anembanë Kosova dhe ekspertë të huaj për të gjetur zgjidhjet më të mira për shqetësimet e qytetarëve dhe prioritetet e venditbtonë”, tha Veseli në emisionin e mëngjesit në RTK.

Lideri i PDK-së tha se gjatë gjithë javës ka diskutuar me ekspertë të shumtë për hapat që duhet të ndërmerren për hapjen e vendeve të reja të punës dhe zhvillim më të hovshëm ekonomik.


“Ne duhet të hapim vende të reja pune. Më lër ta theksoj edhe njëherë. Duhet të krijojmë sa më shumë vende të reja pune. Kjo është një urgjencë kombëtare, një prioritet I padiskutuar që më është bërë shumë I qartë nga turi I dëgjimit. Unë po dal nëpër Kosovë e po dëgjoj nga ekspertë këtë javë në mënyrë që të krijojmë një plan të saktë për të hapur vende të reja pune”, tha Veseli. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Reagon Murati: Mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave në vlerë 35.8 milionë euro

Reagon Murati: Mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave në vlerë 35.8 milionë euro

Ekonomi
Ibrahimi kërkon ndërhyrje urgjente nga Qeveria: Komunat rrezikojnë kolapsin financiar gjatë 2025-ës

Ibrahimi kërkon ndërhyrje urgjente nga Qeveria: Komunat rrezikojnë kolapsin financiar gjatë 2025-ës

Ekonomi
Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Ekonomi
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Ekonomi
Rritje e mundshme e çmimit të rrymës, Bajrami: Kjo nuk bën të ndodh - qeveria të merr masa

Rritje e mundshme e çmimit të rrymës, Bajrami: Kjo nuk bën të ndodh - qeveria të merr masa

Ekonomi
Kalo në kategori