LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Pjesëtarët e FSK-së të paguhen për punën jashtë orarit

Veseli: Pjesëtarët e FSK-së të paguhen për punën jashtë orarit

Ish-ushtaraku, Afrim Veseli ka kërkuar që pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të paguhen për punën jashtë orarit, në vend që të kompensohen vetëm me ditë të lirë.

Kjo situatë, sipas tij, ndikon në operativitetin e FSK-së dhe mirëqenien sociale të ushtarëve.

Ai shprehu shpresën se ministrat e Mbrojtjes dhe Financave do të trajtojnë këtë çështje me seriozitet.


“Që një kohë të gjatë një ligj është duke u shkelur brenda FSK-së dhe për këtë është i njoftuar ministri Maqedonci… Ligji për Pagat për Sektorin Publik dhe, rregullores 7/2003 për kompensimin për kujdestari, për punën gjatë natës dhe punë jashtë orari të Punës. FSK-ja është i vetmi institucion që pjesëtarët e saj punojnë jashtë orarit të punës dhe nuk kompensohen, është një rregullore aty brenda që është dashur të ndryshohet me vite, që është rekomanduar edhe nga Auditori i Përgjithshëm…”, ka thënë “FIVE” të RTV Dukagjini.

“Pjesëtarët e FSK-së punojnë edhe jashtë orarit të punës dhe kompensohen vetëm me ditë të lirë, që po ndikon në operecionalitetin e FSK-së dhe, në mirëqenien sociale të tyre. Kjo shkelje e këtij ligji ka vite që është duke ndodhur. Kisha dashur shumë që ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe ministri Hekuran Murati le ta trajtojnë këtë çështje, që pjesëtarët e FSK-së të kompensohen edhe me para për punën e tyre jashtë orarit të punës”, ka thënë Veseli. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori