LAJMI I FUNDIT:

Veseli nis betejën për PDK-në

Veseli nis betejën për PDK-në

Pas dorëheqjes së Hashim Thaçit, të mërkurën Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës do të caktojë datën e mbajtjes së konventës së përgjithshme në të cilën do të zgjidhet kryetari i ri i PDK-së.

Kjo konventë pritet të mbahet në fund të prillit ose në fillim të majit. Për ta marrë “timonin” e partisë, Veseli s’ka kundërkandidat serioz

Kadri Veseli duket se nuk do të ketë konkurrencë për ta marrë drejtimin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), pas zgjedhjes së Hashim Thaçit në postin e presidentit. Veseli tashmë drejton partinë në bazë të statutit, por shpejt pritet të zgjidhet edhe zyrtarisht në krye të PDK-së.


Sipas burimeve brenda partisë më të madhe në vend, gjasat maksimale janë që zëvendëskryetari aktual, Kadri Veseli, ta marrë drejtimin e partisë.

Ndërsa, sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Basri Musmurati, ka thënë për “Zërin” se me statut është e paraparë që në mungesë të kryetarit të partisë, atëherë atë e zëvendëson zëvendëskryetari.

“Faktikisht me rastin e zgjedhjes president të Hashim Thaçit në baza statutare këtë funksion e ushtron zëvendëskryetari, i cili është Kadri Veseli si zëvendëskryetar i vetëm”, ka thënë Musmurati.

Pas një takimi, Kryesia e PDK-së ka propozuar që të mërkurën të thirret Këshilli Drejtues i partisë, për të diskutuar dhe për ta caktuar konventën e përgjithshme, ose të jashtëzakonshme, për ta zgjedhur kryetarin e ardhshëm të PDK-së, si pasues të Hashim Thaçit, pas 16 vjet udhëheqje të partisë. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme
Kalo në kategori