Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim Sekretarin e Përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë, Jacques Krabal, më të cilin ka biseduar për anëtarësimin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë, si dhe zhvillimet aktuale në vendin tonë.
Sekretari i AP të Frankofonisë, Krabal, tha se Kuvendi i Kosovës ka aplikuar për anëtarësim në këtë organizatë dhe dosja është e plotë.
Ai bëri të ditur se vendimi pritet të merret së shpejti dhe Kosova pritet të jetë anëtare me të drejta të plota.
“Në hapësirën tonë frankofone objektiv është gjuha edhe kultura, por sfidë është edhe ekonomia, të cilës do t’i qasemi bashkë. Sfide e dytë është demokracia. E përgëzojmë Kosovën për mbrojtjen e Kushtetutës dhe komuniteteve. Kosova ka bërë punë të mrekullueshme në këto 10 vjetët e fundit. Keni bërë punë të mirë në barazinë gjinore dhe duhet të promovoni këtë edhe në Asamble”, theksoi Krabal.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se Asambleja Parlamentare e Frankofonisë është njëra ndër organizatat më mëdha ndërkombëtare dhe shprehu besimin se Kosova shumë shpejt, gjatë muajit të ardhshëm do të jetë anëtare me të drejta të plota.
Veseli e konsideroi shumë të rëndësishëm për Kosovën faktin se ajo tashmë po ecën suksesshëm me anëtarësim nëpër organizata të ndryshme ndërkombëtare.
“Ky është lajm i jashtëzakonshëm. E rëndësishme është se ne po marrim përkrahje të vazhdueshme. Franca po e përkrah Kosovën drejt integrimit evropian. E falënderoj sekretarin Krabal për përkrahjen. Me mbështetjen e këtyre njerëzve po arrijmë të anëtarësohemi në organizata ndërkombëtare. Do të jemi bashkë në të gjitha proceset”, theksoi kryeparlamentari Veseli. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZgjedhjet e 9 shkurtit, 36 mijë e 500 pako me fletëvotime kanë arritur nga diaspora
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin
Cila është teknika më e mirë e menaxhimit të stresit, sqaron psikologia Antigona Qenaj
Arrijnë votat e para nga diaspora
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?