LAJMI I FUNDIT:

Veseli mban mbledhjen e parë me kryetarët e degëve të PDK-së

Veseli mban mbledhjen e parë me kryetarët e degëve të PDK-së

Sot, në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës u mbajt mbledhja e parë me kryetarë të degëve, pas zgjedhjes së Hashim Thaçit, President i Republikës së Kosovës. Mbledhjen e udhëhoqi kryetari aktual i PDK-së, Kadri Veseli.

Në komunikatën për media të PDK-së thuhet se kryetarët e degëve fillimisht uruan zgjedhjen e Thaçit President dhe falënderuan për kontributin e tij në themelimin, ndërtimin dhe zhvillimin e Partisë Demokratike të Kosovës, gjithashtu për mbështetjen dhe punën e përbashkët për 16 vjet me radhë, si dhe sukseset e njëpasnjëshme të  cilat u kurorëzuan me fitore të shumta në zgjedhje të Partisë Demokratike të Kosovës dhe sukseset e vendit në përgjithësi.

“Veseli përgëzoi kryetarët e degëve për angazhimet e vazhdueshme dhe gatishmërinë për të çuar përpara proceset shumë të ndjeshme të shtetndërtimit, forcimin e shtetit ligjor dhe ngritjen e mirëqenies së qytetarëve. Në këtë mbledhje u diskutua rreth përgatitjeve për mbajtjen e Konventës së Përgjithshme të jashtëzakonshme, që do të mbahet më 7 maj 2016, dhe u rikonfirmua puna e përbashkët me qëllim që Konventa të jetë sa më e suksesshme”, thuhet në njoftim.


Në trend Lajme

Më shumë
Buzhala paralajmëron padi për

Buzhala paralajmëron padi për "gurthyesin": Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën

Lajme
Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi

Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi

Lajme
Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet

Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet

Lajme
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Lajme
'Subvencionet 1', dëshmitari: Kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit

'Subvencionet 1', dëshmitari: Kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit

Drejtësi
Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Lajme
Kalo në kategori