LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Krimi në Likoshan, Qirez, e në Prekaz, iu kthye bumerang Serbisë

Veseli: Krimi në Likoshan, Qirez, e në Prekaz, iu kthye bumerang Serbisë

Me rastin e 18-vjetorit të masakrave në Likoshan dhe Qirez të Drenicës, gjatë të cilave nga forcat serbe u vranë shumë civilë shqiptarë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, bëri homazhe në Kompleksin e Varrezave “Dëshmorët e Çiçavicës 1998-1999” në Likoshan-Qirez, duke përkujtuar viktimat e këtyre masakrave.

Në nderim të tyre, kryetari Veseli vendosi buqeta lulesh pranë varrezave.

Më pas, kryetari i Kuvendit mori pjesë në Akademinë përkujtimore, në nderim të viktimave të këtyre masakrave, e cila u mbajt Shtëpinë e Kulturës në Drenas.


Në fjalën e tij të rastit, ai tha se në historinë më të re të Kosovës, 28 shkurti i vitit 1998 përbën një moment kthese historike, kur në fshatin e vogël buzë Çiçavicës, në Likoshan, u dha kushtrimi i fillimit të kryengritjes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Vitet e pritjes kishin marrë fund, bashkë me tolerimin e shtypjes e përbuzjes. Si askund tjetër kjo ndihej në Drenicë, aty ku djemtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të prirë nga komandanti legjendar Adem Jashari, kishin filluar të vepronin hapur. Koha kur njësitë policore serbe endeshin të lira nëpër fshatrat e Drenicës kishte marrë fund. Brenda tre muajve, tri përpjekje të armatosura kishin ndodhur: në Vojnikë, në Rezallë të Re dhe Prekaz. Me 28 shkurt ndodhi e katërta, në Likoshan”, tha në vazhdim të fjalës së tij kryetari Veseli, duke shtuar se si në tre rastet tjera, edhe këtu njësitë policore serbe morën goditje dërmuese.

“Të tërbuara nga disfata, ato u sulën mbi Likoshanin e Qirezin, duke masakruar me dhjetëra civilë të pafajshëm, të rinj, të moshuar, gra shtatzëna. Njëjtë si në skenarët e vjetër, masakra në Likoshan e Qirez u krye për ta frikësuar dhe gjunjëzuar Kosovën”, shtoi ai.

Por, shtoi kryetari Veseli, ndodhi e kundërta: krimi në Likoshan, Qirez, e pastaj edhe në Prekaz, iu kthye bumerang Serbisë, duke shumëfishuar njësitet e UÇK-së brenda pak javësh.

“Ishte kjo luftë, që me pastërtinë e kauzës së saj, mobilizoi gjithë kombin shqiptar dhe njëkohësisht botën demokratike, për t’i dhënë fund sundimit të egër njëshekullor të Serbisë në Kosovë”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

Sot, shtoi kreu i Kuvendit, Kosova është e lirë, shtet i pavarur, demokratik dhe sovran, në themele të të cilit qëndron mundi dhe sakrifica e mijëra burrave e grave të Kosovës, por edhe përkrahja e shteteve të fuqishme perëndimore.

“Ne nuk do t’i harrojmë kurrë të rënët tanë, por sot nderimi më i madh për ta, është që të punojmë për ta bërë më të mirë Kosovën, më të fuqishme politikisht, më të zhvilluar ekonomikisht, me mirëqenie për të gjithë qytetarët e saj. Liria u jep kuptim sakrificave që bëhen për të, ndërsa zhvillimi dhe mirëqenia i japin kuptim të mirëfilltë lirisë”, tha në fjalën e tij kryetari i Kuvendit, ndërsa shtoi se nuk do të harrohet kurrë as ndihma e shteteve mike perëndimore, mirënjohja më mirë ndaj të cilave është të punohet që Kosova të bëhet pjesë të bashkësisë së këtyre shteteve, pjesë e Bashkimit Evropian, aty ku e ka vendin e saj natyral.

Në trend Lajme

Më shumë
Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
Iu kërkua takim me Lajçakun, Presidentja nuk e takoi - shkak agjenda

Iu kërkua takim me Lajçakun, Presidentja nuk e takoi - shkak agjenda

Lajme
Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
Rruga Tetovë-Prizren, qeveria e RMV-së duhet të bëjë projektin

Rruga Tetovë-Prizren, qeveria e RMV-së duhet të bëjë projektin

Lajme
Kalo në kategori