LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Me këtë opozitë edhe 50 vjet do të mbesim në pushtet

Veseli: Me këtë opozitë edhe 50 vjet do të mbesim në pushtet

Seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të enjten ku njëra nga pikat është draft deklarata e hartuar nga grupet parlamentare, me anë të së cilës kërkohet nga BE që liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës të bëhet pa kushte.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha pas mbledhjes së Kryesisë se njëra nga pikat është që të tejkalohet dënimi nga BE sa i përket demarkacionit.

Veseli me këtë rast shpreson se do të kenë mirëkuptim edhe nga opozita në lidhje me demarkacionin.


Sipas tij, qëndrimi i opozitës për demarkacionin është gabim dhe se pozita do të qëndrojë në pushtet edhe 50 vjet me këto sjellje të opozitës.

Veseli me këtë rast ka përmendur edhe çështjen e koalicionin qeverisës dhe se mund të qëndrojë deri në vitin 2018.

Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së Pal Lekaj tha se në seancën e radhës do të ketë pika për rehatimin e partiakëve nëpër borde.

Sipas tij kjo Qeveri duhet të shkojë dhe të mbahen zgjedhjet. Njëjtë kanë deklaruar edhe anëtarët e VV-së dhe Nismës.

Ndërsa, Ismet Beqiri nga LDK tha se koalicioni qeverisës është stabil.

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori